Italia ka shënuar një përkeqësim të bilancit të personave të prekur me koronavirus në 24 orë.
Autoritetet italiane të shëndetësisë raportuan se 642 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus brenda një dite, shifër kjo që nuk ishte regjistruar në vend që prej muajit maj.
Megjithatë kjo mund të justifikohet me shtimin e testimeve. Gjatë 24 orëve të fundit u testuan mbi 71 mijë persona, ndërkohë që një ditë më parë ky numër ishte 53 mijë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Emergjencat Civile, =gjithashtu 7 persona të tjerë nuk mundën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës./Opinion.al