Aktualitet

Itali/Sekuestrohen 250 mijë euro në Portin e Barit, destinacion Shqipëria


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:49 - 12/02/21 |
Doriana Çepunaj

Autoritetet italiane kanë sekuestruar 225 000 stërlina në portin e Barit, të cilat kishin si destinacion Shqipërinë. Mediat italiane raportojnë shuma e parave ishte fshehur në një furgon me targa angleze që vinte nga Britania e Madhe.

Shuma e parave prej rreth 250 mijë Euro nuk ishin deklaruar në doganën e Portit të Barit.

Agjencia e lajmeve “Ansa” shkruan se paratë ishin mbështjellë me mbrojtëse plastike, të futura në furgon, ndërkohë që ishte e nevojshme ndërhyrja e një mekaniku të specializuar.

Drejtuesi i furgonit, ideniteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet se nuk ka deklaruar në kufi këtë shumë parash, ndërkohë që u sanksionua me sekuestrimin e 50% të shumës në total, rreth 120 mijë eurosh, sipas ligjit italian.

Pas