Bota

Itali/ Mbi 7 mijë të infektuar dhe 307 viktima nga COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:29 - 08/02/21 |
Opi Nion

Italia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19. Autoritete shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 307 persona nga COVID-19.

Po ashtu, në harkun kohor prej 24 orësh, janë konfirmuar dhe 7 970 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë, janë shtruar në spital 2 143 pacientë të rinj të infektuar me koronavirus. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 2 644 707 raste të reja mes të cilëve kanë humbur jetën 91 580 persona./ Opinion.al

Pas