Te Fundit

Konsumuan alkool dhe luajtën bixhoz, të krishterët torturohen në publik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:03 - 08/02/21 |
Opi Nion

Konsumimi i alkoolit dhe luajtja e në lojëra të fatit  iu ka kushtuar  me torturim në publik dy burrave të krishterë në Indonezi. Në zbatim vendimit të marrë nga autoritetet në provincën Aceh, ata  janë goditur me shkop.

Në këtë provincë,  për shkak të popullsisë me shumicë dërrmuese myslimane, është në zbatim dhe Sheriati. Ky dënim është një ndër rastet e rralla, pasi ndëshkimi u dha edhe personave që nuk janë pjesë e besimit mysliman.

Zakonisht, ndëshkohen abuzuesit e ligjit islam, personat homoseksualë apo ata që kryejnë tradhti bashkëshortore ose marrëdhënie seksuale para martese.

Të dy të akuzuarit morën nga 40 goditje me shkop nga policia e Sheriatit. Njëri prej tyre tha se kishte zgjedhur vetë këtë ndëshkim, për të shmangur ndjekjen penale, pasi përndryshe mund të dënohej deri me 6 muaj burg.

39020644-9236113-image-a-22_1612781666534 39020646-9236113-image-a-28_1612781691415 39020638-9236113-image-a-25_1612781687141 39020642-9236113-image-a-29_1612781708657 39020648-9236113-image-a-23_1612781680871
<
>

Pas