Bota

 Itali/Incidenti, gjyshi qëllon me pistoletë në kokë nipin 7 vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:38 - 13/08/20 |
Opi Nion

Një fëmijë 7 vjeçar është qëlluar me armë zjarri në kokë, ndërsa ndodhej në shtëpinë e gjyshit të tij në zonën Conca d’Oro të Romës. Fëmija është dërguar në spitalin “Umberto I”, ku është deklaruar se ka pësuar vdekje cerebrale.

Ka qenë gjyshi 76 vjeçar ai që e ka qëlluar, ndërsa policia njoftoi se ngjarja ndodhi ndërsa i moshuari pastronte pistoletën, shkruan Tgcom.

Në banesë ndodhej edhe babai I fëmijës që ka dëgjuar të shtënat nga tualeti. Ka qenë ky i fundit që e ka çuar vogëlushin në shtëpinë e gjyshit, ndërsa i moshuari mbante një pistolete të denoncuar disa herë. Për momentin policia ka përjashtuar një gjet me dashje dhe flet  një fatalitet tragjik./Opinion.al

Pas