Kronikë

Itali/Çifti shqiptar në gjendje të rëndë, u përplasën me dy makina



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:56 - 30/11/22 |
Opi Nion

Një aksident i frikshëm rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme pak para orës 20:00 në Marola të Italisë.

Sipas mediave vendase, një çift shqiptar është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin Sant’Andrea.

Në aksident u përfshinë tre makina, ndërsa si pasojë e përplasjes pjesa e përparme Audi A3 ku udhëtonte çifti shqiptar u shkatërrua plotësisht.

Mediat italiane bëjnë me dije se makina e tyre po ecte në drejtim të qytetit me një shpejtësi mjaft të madhe, kur në zbritje fillimisht goditi një makinë të bardhë në të cilën ndodheshin dy të rinj të cilët fatmirësisht nuk pësuan dëmtime dhe më pas u përplas me një makinë ngjyrë të errët të një banori vendas.  Fatmirësisht edhe ai nuk është lënduar rëndë.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia, zjarrfikësit dhe urgjenca. Këta të fundit bënë të mundur dërgimin e çiftit shqiptar në spital./Opinion.al

Pas