Bota

Itali/ 487 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:10 - 08/04/21 |
Opi Nion

487 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë konfirmuar 17.221 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë, shtrimet në spital janë në ulje konstante, ndërsa pacientët në gjendje të rëndë mbeten pothuajse 3700. Lombardia është rajoni më i goditur, i ndjekur nga Pulia dhe Kampania.

Ndërkohë, fushata e vaksinimeve vijon, edhe pse me shpejtësi të reduktuar nga vendimi i autoriteteve për bllokimin e vaksinës Astra Zeneca tek personat nën 60 vjeç.

Deri më tani, janë injektuar pothuajse 12 milionë vaksina, dhe 3.6 milionë persona kanë marrë edhe dozën e dytë.

Pas