Kronikë

Itali/ “100 mijë € fitime”, arrestohen 4 shqiptarë që shpërndanin kokainë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:49 - 11/10/21 |
Opi Nion

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë shqiptarësh që trafikonin kokainë në provincën e Teramos. Hetimet kanë zgjatur 1 vit e gjysmë dhe kanë përfunduar me 4 shqiptarë, të moshave nga 29 deri në 31 vjeç të arrestuar.

Hetimet kanë dokumentuar deri tani 80 raste të trafikut të kokainës nga grupi i shqiptarëve. Mediat italiane raportojnë se grupi i shqiptarëve shpërndante kokainë me doza të vogla, në parkingjet e qendrave tregtare.

Policia ka bërë me dije se grupi ka arritur që të fitojë 100 mijë Euro në pak muaj. 4 shqiptarët nuk e ndalën aktivitetin e tyre dhe gjatë kohës që Italia ishte në karantinë dhe kanë qenë pikërisht lëvizjet e tyre në këtë kohë që kanë krijuar dyshime tek policia.

Më pas kanë qenë kërkimet në rrjetet sociale që kanë identifikuar rrjetin e kokainës, që ata menaxhonin si në Ascoli ashtu edhe në Teramo.

Ndërkohë shqiptarët kanë dalë para gjykatës, e cila dy prej tyre i ka lënë në arrest në shtëpi, ndërsa për dy të tjerët janë dëbuar nga provinca e Teramos.

Pas