Bota

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i vdekur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:36 - 09/07/20 |
el ida

Gjendet i  vdekur kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, i cili ishte shpallur i humbur disa ditë më parë.

Qytetari i parë i Seulit, , Park Won-soon ishte raportuar i humbur nga vajza e tij. Ajo tha se i ati kishte humbur kontaktet me familjen, gjë që çoi në një operacion të gjerë kërkimi.

Shkaqet e vdekjes së Park Won-soon janë ende të paqarta ndërkohë që ka nisur dhe një hetim për ngjarjen.

64-vjeçari Park drejtonte bashkinë e Seulit që prej vitit 2011 dhe shihej si një kandidat i mundshëm në radhët liberalëve për zgjedhjet presidenciale të 2022./Opinion.al

Pas