Aktualitet

ISHSH në Gjirokastër,mbyll pjesërisht 3 fasoneri dhe Drejtorinë e Tatimeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:58 - 21/11/20 |
Opi Nion

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor Gjirokastër në bashkëpunim me policinë po vijon kontrollet për respektimin e masave antiCOVID në këtë qark pas rritjes së rasteve me koronavirus.

Mësohet se janë ndëshkuar me gjobë 700 mijë lekë katër persona për thyerje të karantinës. Po ashtu bëhet e ditur se janë mbyllur pjesërisht një fasoneri në Gjirokastër dhe dy në Përmet.

Gjithashtu, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kryer inspektim në spitalin rajonal “Omer Nishani”,  ku është lënë detyrë dezinfektimi i ambienteve dhe izolimi i detyruar për 7 persona pozitivë, 4 infermiere dhe 3 sanitare.

Ndërkohë që është mbyllur pjesërisht Drejtoria e Tatimeve, pasi 7 punonjës të kësaj administrate rezultuan pozitiv me COVID-19.

Kontrollet janë shtuar pasi prej disa javësh vendi ynë po shënon shifra të larta të të infektuarve me koronavirus./ Opinion.al

Pas