InstaBIZ

Ishi i Ariana Grandes paska lënë testament, ja kujt i shkon pasuria


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:45 - 15/09/18 |
b.f

Të premten që lamë pas u nda nga jeta reperi i njohur Mac Miller. 26-vjeçari ka pasur në një lidhje 2-vjeçare me këngëtaren e njohur Ariana Grande. Kjo lidhje  mori fund pak muaj më parë. Vdekja tragjike e reperit të famshëm Mac Miller shokoi jo vetëm industrinë e muzikës por edhe kolegët e sidomos fansat e tij.

Së fundmi është zbuluar dhe dëshira e fundit e reperit.

Ai donte që prindërit të përfitonin të gjitha të ardhurat e tij. Në një dokument të siguruar nga “E!news” ndodhet testamenti i tij. Ky dokument është firmosur nga reperi në vitin 2013. Aty nënvizohet se pasuria e tij në rast fatkeqësie do të ndahet mes të ëmës Karen Meyer, të atit Mark McCormick. Nga ky testament përfiton edhe vëllai i tij,  Miller McCormick.

Në listë përfshihet edhe avokati i tij David Byrnes, të cilit i kishte besuar jo vetëm dokumentat ligjore por edhe miqësinë. Mendohet se pasuria e tij, prek shifrën e 9 milionë dollarëve.

Pas