Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-shefi i CIA-s zbulon planin “Mjellma e Zezë”, grusht shteti brenda Kremlinit për të rrëzuar Putinin

2023/12/23 at 4:12 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-shefi i CIA-s zbulon planin “Mjellma e Zezë”, grusht shteti brenda Kremlinit për të rrëzuar Putinin

Që nga nisja e ofensivës ushtarake ruse për të pushtuar Ukrainën shumë teori konspirative kanë qarkulluar për shëndetin e Vladimir Putin dhe planet sekrete për rrëzimin e tij.


Një dhe i vetmi që guxoi t’i shkonte deri fare pranë Moskës me mbi 5000 mercenarë për ta rrëzuar nga pushteti, ishte lideri i grupit Ëagner, Yevgeny Prigozhin. Por edhe ai tashmë është një kujtim i largët dhe i hidhur për kreun e Kremlinit, pasi u shua në avionin çarter që u rrëzua pak kilometra nga kryeqyteti rus.

Pavarësisht kësaj në Perëndim ka ende që besojnë se Putin mund të rrëzohet dhe pushteti i tij është fragjil, e varet nga ecuria e luftës në Ukrainë.

Një ndër ta, ish-shefi i CIA-s Jack Devine beson se Putini është bërë gjithnjë e më i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm dhe nuk do të heqë dorë nga lufta e tij, por mund të rrëzohet me një grusht shtetit sipas planit të “Mjellmës së Zezë”. 83-vjeçari pretendon se nuk do të habitej aspak nëse Putin do të “zhdukej që nesër”.

Teksa ekspertët e gjeopolitikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare kanë paralajmëruar se Putini mund të mos festojë ditëlindjen e 72-të, sipas Devine shanset për një grusht shteti nga rrethi i tij i brendshëm po rriten pas ngërçit që po has Rusia në Ukrainë.

Devine, i cili punoi për CIA-n për 32 vjet, tha për The Sun: “Do të jetë një surprizë. Është gjithmonë ajo që ne e quajmë “Mjellma e Zezë” që shfaqet nga hiçi”.

“Putini mund të zhduket nesër dhe nuk do të habitesha nëse ndonjë element në qeveri do të kishte vendosur se do të merrte masa ekzekutive. Për t’u realizuar një ‘Mjellmë e Zezë’, besoj se ka një ngërç që vlen dhe ky po ndodh pikërisht tani. Unë nuk mendoj se do të jetë një kryengritje. Besoj se do të jetë një nga ato që ne e quajmë një grusht shteti i ardhur nga brenda pallatit“, tha ai.

Sa i përket fundit të konfliktit në Ukrainë, Devine paralajmëron se do të nisë vetëm kur lufta të jetë në ngërç total dhe të dyja palët të jenë realisht të lodhura.

“Unë nuk mendoj se do të bëhet më mirë. Ai nuk është largua nga Ukraina dhe ndalesa nuk është fitore. Ukrainasit nuk do t’u japin atyre territor. Putini nuk do të tërhiqet. Temperatura do të bjerë, kur të gjithë të kuptojnë se nuk ka shpresë që Putini të fitojë. Unë nuk mendoj se është shumë larg. Mendoj se vitin e ardhshëm do të shohim pothuajse një ngërç të përhershëm”, theksoi ish-shefi i CIA-s.

Pavarësisht se parashikoi vdekjen e Putinit në një grusht shteti në pallat, Devine, i cili udhëhoqi mijëra punonjës të CIA-s të përfshirë në misione të ndjeshme në të gjithë botën, nuk beson se presidenti rus do të humbasë zgjedhjet e vitit 2024.

Dhe ish-shefi i CIA-s paralajmëroi se i ashtuquajturi “boshti i së keqes” midis Kinës, Rusisë dhe Iranit duhet të shikohet me shumë kujdes.

“Ata po përpiqen t’i tërheqin aleatët e tyre në një aleancë dhe një bosht. Dhe unë mendoj se mund ta shohim duke u demonstruar me sulmin e Hamasit në Izrael dhe se si Rusia po e luan këtë lojë. Aftësitë ekspansioniste të Putinit janë psikologjike dhe politike tani, dhe mendoj se është bota joevropiane ku ai po bën disa përparime”, nënvizoi ai.

 



Ju sugjerojmë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Para
15 viktima nga sulmi në Pragë, autori një 24-vjeçar: Gjithnjë kam dashur të bëj vrasje

Zbulohet një tjetër krim i autorit të masakrës së Pragës, para 1 jave vrau 32-vjeçarin dhe vajzën e tij në pyll

Sulmet izraelite vrasin 76 anëtarë të një familjeje në Gazë

Sulmet izraelite vrasin 76 anëtarë të një familjeje në Gazë

Osimhen rinovon me Napolin deri në 2026, klauzola 130 milionë euro

Osimhen rinovon me Napolin deri në 2026, klauzola 130 milionë euro
















TE FUNDIT

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
16 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
16 Qershor, 2026

Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur...

Lexo më shumë

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}