Sport

Ish-mbrojtësi: Mafia më largoi nga Milani, gënjyen për dëmtimin


               Publikuar në : 13:55 - 30/09/19 |
Opi Nion

Taribo West, ish-mbrojtës i Milanit është shprehur se ai u largua nga skuadra italiane pasi kishte ndërhyrë mafia.

Ish-mbrojtësi, aktualisht në moshën 45-vjeçare, tha se për të u hartua një raport i rrem ku thuhej se ishte i dëmtuar, por sipas tij, kjo gjë nuk ishte e vërtet.

West deklaron se drejtuesit e atëhershëm të Milanit e bënë këtë për faktin se nuk mund të pranoni që një afrikan t’i zinte vendin një mbrojtësi të rëndësishëm të Milanit.

 “Doktorët u korruptuan për të shkruar në buletinin mjekësor se isha i dëmtuar, por ishte një gënjeshtër. E bënë sepse e cilësonin të pamundur faktin se një lojtar afrikan do mund të merrte vendin e njërit prej mbrojtësve më të vjetër në skuadër. Liverpooli u prezantua me një ofertë, por në fund u desh të kënaqesha me Derby Countyn”, ka thënë Taribo West./ Opinion.al E.Xh.

Pas