Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-krerët e UÇK në burg/Rama: Faqe turpi e KiE, gjeni kurajon dhe kërkoni falje

2022/07/19 at 2:00 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-krerët e UÇK në burg/Rama: Faqe turpi e KiE, gjeni kurajon dhe kërkoni falje

Kryeministri Edi Rama, nga Brukseli, ka folur edhe për burgosjen e ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë, të cilët mbahen në qeli pasi po hetohen për krime lufte dhe trafikim të organeve të qenieve njerëzore.


Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se Gjykata e Hagës është krijuar në bazë të një raporti të mbushur plot me gjepura.

Ai u shpreh se nga hetimet nuk ka asnjë provë për trafik të organeve nga udhëheqësit e ushtrisë kosovare. Rama thekson se KiE duhet të gjejë kurajon dhe të kërkojë falje.

“Unë nuk ngre akuza pa fakte. Ndaj nuk kam thënë asnjëherë që ka qenë i manipuluar sistemi nga Rusia dhe asnjëherë nuk do ta thoja, sepse nuk e di nëse ishte apo jo Rusia pjesë e lojës, por di që një histori fatkeqësisht jo e mirë e trafikimit të organeve u nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër. Prandaj, çfarë thashë dhe çfarë mund të them sërish është që duke parë akuzat nuk ka asnjë fakt apo dyshime mbi trafikimin e organeve. Gjykata e Hagës është krijuar në bazë vetëm të këtij raporti, sepse ka qenë ky raport plot me gjepura, që ka sjellë në jetë këtë lloj gjykate speciale. Hetime pas hetimesh janë bërë në Kosovë e Shqipëri, totalisht të pavarura nga çfarëdo lloj ndikimi, dhe nuk solli asgjë, zero. Zero absolute përqindje të trafikimit të organeve të qenieve njerëzore. UÇK ka qenë në fakt viktimë e një sulmi të organizuar në të gjithë botën. Askush nuk duhet të përpiqet ta pështjellojë në një mënyrë tjetër. Nuk ka të bëjë fare me procesin që po ndodh, apo me provat, apo çfarëdo që mund të kenë në Hagë, por kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Evropës.

Këshilli i Evropës duhet të gjejë kurajon, të dalë përballë e të thonë “na falni”, sepse nuk mundet që ata ta bëjnë një gjë të tillë, në një vend ku gjëra të tmerrshme kanë ndodhur dhe që ne i kemi përjetuar nën diktatin sovjetik apo në periudhën e ndikimit kinez, që të mund të ndodhin sërish. Asgjë personale përkundër zotërinjve, por kjo është diçka që duhet bërë e ditur, derisa të ketë një provë sado të vogël. Është e pamundur të akuzosh një komb të tërë që u çlirua nga një përpjekje kaq e madhe dhe falë UÇK, përkundër një makinerie të spastrimit teknik të Millosheviçit, dhe krejt papritur të hidhen kështu në thellësitë më të mëdha të plehrave gazetareske. Nuk ka të bëjë thjesht me median, por me raportin e atyre që kanë mbështetur Këshillin e Evropës. Shqipëria është shumë e vogël të ndryshojë fatin e çdo vendimmarrje të nivelit të lartë, por ne nuk do të dorëzohemi, për faktin që jemi të vegjël. Kjo i përket të kaluarës”,-tha Rama.



Ju sugjerojmë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Para
Drogë në kontejnerin me banane? Jepet masa për 20 punonjësit e Portit të Durrësit

Drogë në kontejnerin me banane? Jepet masa për 20 punonjësit e Portit të Durrësit

Punime në Unazën e Madhe, gjenden 23 predha luftarake

Punime në Unazën e Madhe, gjenden 23 predha luftarake

“Dorëhiqu, largohu nga pushteti”,Berisha tregon mesazhin e qytetarëve në protestë

Berisha: Progresi i Shqipërisë në rrugën e negociatave, mision i pamundur
















TE FUNDIT

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}