Aktualitet

Ish-kandidati për president, Rama njofton emrin e kryenegociatorit me BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:55 - 09/05/20 |
Opi Nion

Në ditën e Europës, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një daljeje së bashku me ambasadorin Soreca, se cili do të jetë kryenegociatori i Shqipërisë në negociatat me BE.

Rama njoftoi emrin e  Zef Mazit, të cilin e cilësoi një personalitet “pa të sharë”, që gjithashtu nuk ka hezituar të kritikojë edhe qeverinë.

“Është momenti për ta thënë  emrin e kryenegociatorit, një personalitet pa të sharë, edhe pse nuk ka hezituar të kritikojë edhe qeverinë tonë, kjo është një arsye më shumë për ta përfshirë në këtë proces.  Zef Mazi, do të jetë kryenegociatori dhe me një grup të mirë përzgjedhur do të jenë regjia e betejës për negociatat një betejë që zhvillohet në fushën e dijes, vullnetit të mirë për të çuar me shpejtësi përpara procesin”, tha Rama.

Zef Mazi është një diplomat shqiptar i karrierës i cili, që nga viti 2011, shërbeu si Asistent Special për Strategjine i Drejtorit të Përgjithshem te Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Zef Mazi ka qenë kandidat për president në zgjedhjet presidenciale ne Shqipëri ne vitin 2002 si dhe kandidati zyrtar i Shqiperise për postin e Sekretarit te Pergjithshem te OSBE-së. Ai ka qenë Ambasador i Shqipërisë në OSBE dhe në shumë vende të tjera. /Opinion.al

 

 

 

 

 

Pas