Ditën e sotme është është zhvilluar seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm, në ngarkim të ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha.
Mësohet se përmes avokatit, Hoxha pretendoi se vendimi ndaj saj në Shkallën e Parë, ku u dënua me 2 vjet burg ishte dhënë nën trysni politike e mediatike.
Bëhet me dije se ditën e sotme në sallën e gjyqit, Hoxha ka kërkuar pafajësinë dhe kthimin e parave të sekuestruara.
Sakaq, këto kërkesa janë kundërshtuar nga organi i akuzës, me pretendimin se në ankim ish-gjyqtarja nuk ka kërkuar shfuqizimin e vendimit, për sa i përket sekuestros.
Trupa gjykuese do ta shpallë vendimin më datë 11 tetor./Opinion.al