Aktualitet

Ish-deputeti:Tahirit i rrezikohet jeta në burgun 313, kush do t’i mbyllë gojën?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:40 - 05/02/22 |
Opi Nion

Ish-deputeti, Lefter Maliqi, ka deklaruar se jeta e ish-Ministrit, Saimir Tahiri, është në rrezik në burgun 313.  Ditën e djeshme pasi u dha vendimi për dënimin me 3.4 vite burg,  Tahiri u dërgua në burgun 313.

Përmes një postimi në rrjetin social “ Facebook”, Maliqi hedh dyshime se caktimi i këtij burgu është bërë me qëllimin për t’i mbyllur Tahirit gojën, pasi ai është i vetmi që e di urdhëruesin e kanabizimit të vendit.

Po ashtu Maliqi akuzon kryeministrin Edi Rama se pasi i keqpërdori, i futi në burg ish-ministrat Koka-Tahiri.  Ndër të tjera ai thotë se kreu i qeverisë mbushi parlamentin me kriminelë dhe deputetë me pranga si Frroku, Prenga dhe kryebashkiakë që u larguan nga ligji i dekriminalizimit.

“Jeta e Tahirit në rrezik. Kush urdhëroi dërgimin e tij tek 313 tek burgu me rrezikshmëri të lart, kush do t’i mbyll gojën Tahirit sepse është i vetmi qe di për urdhëruesin e kanabizimit të vendit dhe kreun e mafies Rama. Tahirit tek 313 i rrezikohet jeta ose është nën kërcenim e presion të mbyllë gojën! Kreu i “Mafies” eliminon një nga një bashkëpunëtorët e tij! Pasi i keqpërdori, i futi në burg ish-ministrat Koka-Tahiri. Mbushi parlamentin me kriminelë dhe Deputetë me pranga si Frroku, Prenga etj. Po kështu me Kryebashkiakët, që u larguan nga ligji i dekriminalizimit. Shiti Xhafen, Klosin, Majkon, Blushin, Braçen, Ballën, disa ish-Drejtorë të Përgjithshëm e ish-Deputetë si Çuko, hodhi në rrugë Gjikën; futi në burg Tushen e Lushnjes. E mbushi Qeverinë me ‘femra’ të nënshtruara e keq-përdorura. Miliardat e Eurove, para të popullit, me të cilat lobon në politikën e jashtme; blen Diplomat e Opozitën! “Pusht-eti i Madhërishëm”, jeta e shfrenuar në ‘Harem’, lidhja me oligarket e krimin i kanë errur sytë, duke e ditur veten ‘Sulltan’ që pret koka dhe ‘Diktator’ që dikton vdekjen…por fundi i diktatorëve dihet!”, shkruan Maliqi./Opinion.al

Pas