Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-burri i vrau prindërit,Nevila Mata: ‘Më fal vëlla,më falni të gjithë!’

2019/01/15 at 9:28 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-burri i vrau prindërit,Nevila Mata: ‘Më fal vëlla,më falni të gjithë!’

“Më fal vëlla, më falni të gjithë!”. Kështu shkruan në profilin e saj të “Facebook”-ut, Nevila Mata menjëherë pasi mësoi lajmin për vrasjen e prindërve nga ish-bashkëjetuesi.


Krimi i rëndë ndodhi dje në Unazën e Re, Tiranë, ku u ekzekutuan me armë zjarri Bujar e Xhevahire Mataj. Shkak janë bërë mosmarrëveshjet e vazhdueshme të autorit, Majlind Lila me prindërit e bashkëjetueses së tij.

Këto dyshime, edhe pse jo të thëna drejtpërdrejt, vërtetohen nga ato që shkuan në “Facebook” vajza e viktimave. Madje, ajo shprehet se i ka vrarë vetë, duke lënë të kuptohet se për shkak të saj kanë ndodhur mosmarrëveshjet.

“Si ju vrava unë, gjëja ime më e shtrenjtë…”, ka shkruar Nevila, duke i kërkuar fillimisht falje të vëllait e më pas gjithë të tjerëve. Edhe pse pa pëlqimin e prindërve, ajo kishte pasur një bashkëjetesë të gjatë me autorin e krimit, 52-vjeçarin Majlind Lila, i cili në fund kreu edhe vetëvrasje.

Nga lidhja e tyre ka ardhur në jetë një vajzë 5 vjeçe, me të cilën tashmë Nevila jeton e vetme në Suedi. Burime nga Policia thanë dje se çifti kishte udhëtuar bashkë drejt Suedisë disa vite më parë, por prej dy vitesh duket se ata ishin ndarë. Majlindi kishte shkuar të jetonte në Greqi tek i vëllai, nga ku ishte larguar dy ditë para ngjarjes, duke mbërritur në Tiranë.

Duke i hedhur një sy profilit në rrjetin social “Facebook” të Nevila Matajt, vërejmë se kohët e fundit ajo ka shpërndarë disa shkrime të botuara në media të ndryshme për vrasjen e femrave.

Nga ana tjetër, herë pas here ajo ka të postuara fraza që të lënë të kuptosh se diçka në jetën e saj nuk ka shkuar mirë. Madje, edhe citime të Nënë Terezës, si për shembull: “Disa njerëz vijnë në jetën tënde si bekim, të tjerë vijnë si mësim…”
Por edhe si një shprehje që ajo e ka publikuar në “Facebook” më 12 janar, vetëm 3 ditë më parë, ku thuhet: “Qëndro me ata, të cilët ta dinë vlerën e të respektojnë. Të tjerëve rruga e mbarë u qoftë”.

Fotografitë dhe postimet e saj në rrjetin social komentohen shpesh nga profile që rezultojnë të jenë objekt i shoqatave kundër dhunës ndaj grave e fëmijëve. Nisur nga krimi i rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Tiranë, ku u vranë prindërit e Nevilës, por edhe nga këto të dhëna që na ranë në sy në profilin e saj në “Facebook”, u interesuan strukturat e Policisë së Shtetit.

Megjithatë, nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë, nuk rezultoi, që të paktën në Shqipëri, ajo të ketë bërë ndonjë ankesë për dhunë në familje apo për kanosje nga ana e bashkëjetuesit, Majlind Lila, i cili pasi vrau vjehrrin dhe vjehrren i dha fund jetës.

Se çfarë ka ndodhur në Suedi gjatë kohës që ata kanë qëndruar bashkë atje, këtë nuk mund ta themi me siguri. Por duket se nga gjithë këto të dhëna, arsyeja e ndarjes së tyre nuk mund të ketë qenë vetëm fakti që prindërit e ndjerë të Nevilës kanë qenë kundër bashkëjetesës së tyre.
/Burimi: Gazeta Panorama

Etiketa: majlind lilanevila matajngjarjaunaza e re


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Foto/ Presidenti i Austrisë shkon në punë me metro

Foto/ Presidenti i Austrisë shkon në punë me metro

Si e ëma, dhe e bija! Xhensila dhe Ajka kombinohen dhe në shtëpi

Si e ëma, dhe e bija! Xhensila dhe Ajka kombinohen dhe në shtëpi

Video/Protesta, disa studentë bojkotojnë mësimin në Elbasan e Durrës

Video/Protesta, disa studentë bojkotojnë mësimin në Elbasan e Durrës
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}