Bota

Irani kërcënon Britaninë: Nuk do ta lëmë këtë djall pa një përgjigje


               Publikuar në : 16:28 - 16/07/19 |
el ida

Udhëheqësi i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se Teherani do të hakmerret ndaj konfiskimit të cisternave nga ana e autoriteteve britanike, duke e cilësuar konfiskimin si “pirateri”.

“Republika Islamike dhe forcat e saja të përkushtuara nuk do ta lënë këtë djall pa një përgjigje”, citojnë mediat iraniane Khamenein.

Khamenei tha gjithashtu se Irani do të vazhdojë të zvogëlojë angazhimet e veta në kuadrin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, nga e cila kanë dalë Shtetet e Bashkuara.

Ai akuzoi partnerët evropianë të marrëveshjes se nuk po përmbushin detyrimet e tyre, ndërsa vendet evropiane i kanë bërë thirrje Iranit, të mbetet i angazhuar ndaj marrëveshjes, dhe të ndryshojë kursin në të kundërten do të përballet me pasoja.

Cisternat iraniane u kapën me ndihmën e Marinës Britanike jashtë Gjibraltarit për shkak të dyshimeve se ishin duke shkelur sanksionet e Bashkimit Evropian, duke dërguar naftë në Siri.

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, tha se Britania do të “lehtësonte lirimin” e cisternës, nëse Teherani garanton se ajo nuk do të udhëtonte për në Siri, në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian./ Opinion.al

 

Pas