Sport

Intervista/Jona Dervishi: Babai me Partizanin, me zemër me Tiranën. Femrat dhe futbolli, meshkujt nuk duhet të kenë frikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:23 - 07/11/15 |
b.f

 

E quajnë si bukuroshja e Federatës Shqiptare të Futbollit, por nuk do të atashohet aspak si një imazh i tillë, edhe pse vlerëson se bukuria është një aset që nuk duhet nënvlerësuar. Jona Dervishi, mbulon prej pak muajsh detyrën e Drejtoreshës së Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe më tepër se për hiret e pamohueshme emri i saj u njoh edhe më shumë për statusin mbi De Biasin dhe rëndësinë që ai ka në kualifikimin e Kombëtares. E rritur në një familje tironse por me një baba tifoz të Partizanit, ajo ndan në Opinion.al idetë mbi Kombëtaren, futbollin sot në Shqipëri dhe femrat në futboll

-Futbolli dhe femrat janë një marrëdhënie e re. Keni vetëm disa muaj që jeni në rolin e drejtoreshës së Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit. Përtej rutinës së punës, cila është lidhja juaj me futbollin. Dhe si e shikoni futbollin tani kur ju duhet të merreni konkretisht me të?

Të them të drejtën, pak e nga pak, futbolli nuk quhet më një marrëdhënie e re. Ka ngelur si klishe më shume kjo çështja e risisë mes femrave dhe futbollit. Qysh në kohën kur fillova të merrem personalisht e ndjej me shumë emocionin e lojës. Është shumë më ndryshe kur e sheh një ndeshje nga ekrani dhe kur e sheh live e mbi të gjitha kur ke punuar për mbarëvajtjen e saj.

-Ju jeni një vajzë që bini në sy për hiret. Është e domosdoshme  që në ditët e sotme një drejtoreshë të mos jetë thjesht një komandë që vë në zbatim urdhëra, por edhe një imazh i kuruar?

Jo domosdoshmërisht duhet të jesh me hire për të qenë drejtoreshë, por patjetër e kuruar sepse kur prezanton veten dhe institucionin në publik duhet të jesh në formën më të mirë pasi kështu mbi të gjitha respekton punën që ti bën.

– Thonë se femrat e urrejnë faktin që meshkujt nuk tregojnë interes të mjaftueshëm ndaj partnereve të tyre, sidomos kur vëmendja e tyre fokusohet te ndeshja e futbollit. Madje shumica e femrave thonë që futbolli është e keqja më e madhe në botë e cila duhet zhdukur njëherë e mirë. Sipas një sondazhi të kryer 18 për qind e grave bëjnë shoping ndërsa partnerët shikojnë futboll, Ju çfarë bëni kur partneri shikon një ndeshje?

Në fakt siç kanë meshkujt futbollin, femrat kanë filluar të kenë serialet televizive ose ndryshe telenovelat. Nëse partneri im zgjedh të shohë ndeshjen do e ftoja ta shihnim bashkë duke qenë se tashmë ndeshjet e futbollit janë kthyer edhe për mua deri diku një kënaqësi të veçantë për ti ndjekur.

-Një nga legjendat e Milanit, Gennaro Gatusso ka thënë se “Femrat dhe Futbolli nuk janë një kombinim i mirë”. Ju cfarë do i thonit Gatusos në këtë rast?

Unë do i thoja Gatusos që të mos paragjykonte sepse ka shumë kolege futbolliste dhe së pari do të fyente vetë ato, e më pas stafin e gjerë femëror që punon futbollin. Tashme gjinia nuk përbën më tabu. Gatuso paska ngelur mbrapa shumë në kohë dhe me që u shprehët Legjenda e Milanit, do i thoja të mos merrej me legjenda urbane e të shohi realitetin që barazia gjinore është tashmë një fakt.

-Të kthehemi te Kombëtarja e Shqipërisë. Kur keni parë për herë të parë një ndeshje të Kombëtares dhe kush është lojtari juaj i preferuar në Kombëtaren aktuale, duke përfshirë qoftë anën sportive si dhe atë mashkullore?

Për herë të parë në rolin e drejtores me publikun kam parë ndeshjen Shqipëri – Armeni në Elbasan Arena. Lojtar të preferuar nuk kam pasi i shoh si një  ekip. Të gjithë për një e një për të gjithë!

-Ju u shquat për ngritjen e një debati mbi meritat e Kualifikimit të Shqipërisë në Francë 2016. Jeni akoma me mendimin se kualifikimi nuk është meritë thjesht e De Biasit? Dhe nëse do të bënit një ndarje me përqindje si do i ndanit meritat midis Presidentit të FSHF-së, trajnerit dhe ekipit?

Nuk ka asnjë perqindje në këtë mes. Kur punojmë ne jemi një ekip dhe nuk i njohim pozicionet hierarkike ose më saktë i respektojmë ato por nuk diferencohemi. Angazhimi është maksimal si nga stafi ashtu edhe nga drejtueset. Meritë për Francën kanë mbi të gjithë djemtë e Kombëtares e kështu me radhë të tërë ne, trajneri e Federata bashkë!

-Cili është mendimi juaj për nivelin e futbollit në Shqipëri? Sa shpesh shkoni të shikoni një ndeshje kampionati dhe a keni ju një ekip për të cilin bëni tifozllëk, nëse keni një të tillë?

Niveli i futbollit në Shqipëri ka fituar rritje në cilësi. Mendoj se jemi mirë, patjetër që ka dhe më mirë sepse perkufizimi i së mirës është i pafund dhe ka një mori elementësh. Unë kur kam qenë më e vogël kam pasur simpati për ekipin e Tiranës ose Tironës, kjo mbase sepse vij nga një familje tiranase prej tre brezash. Ndonëse  më duhet të pranoj që jam rritur me një baba tifoz të Partizanit. Haahh.. Por në pozicionin nga ku jam nuk bëj tifo për askënd, rëndësi ka mbarëvajtja dhe të fitojë me i miri.

-Ajo që bie në sy është se ju jeni një vajzë në top-formë. Si arrini të keni një fizik të tillë?

Ju faleminderit. Më pelqeu fjala Top- forme sepse ky topi është shumë domethënës në futboll..haha, Ne fakt mendoj është meritë e natyrës jo imja por patjetër që dhe kujdesi me anë të aktivitetit fizik në palestër nuk më mungon

-Çfarë mendimi keni për futbollin e luajtur te femrat. A jeni edhe ju e mendimit që kanë shumë meshkuj, se femrat nuk dinë të luajnë futboll dhe ky sport duhet të kishte mbetur ekskluzivitet i meshkujve?

Njerëzit që i ndajnë meshkujt dhe femrat në profesione të ndryshme më duken shumë arkaik pra të vjeter në mendësi. Futbolli është një art më vete, dhe artistët nuk kane gjini. Arti lind në shpirt.

-Jeni pro apo kundra përfshirjes në Kombëtare të lojtarëve  me origjinë të huaj, siç është rasti i lojtarit të Skënderbeut Piter Olaynka?

Jemi popull dashamirës dhe për mendimin tim si Jon nëse një i huaj luan me mish e me shpirt për ti dhënë Kombëtares tonë fitoren, atëherë është i mireseardhur. Meqënëse kemi një trajner të huaj përse mos kemi edhe futbollistë të tillë.

-Nëse një ditë do ju kërkonin që të bënit PIAR-in e Kombëtares së Shqipërisë, cila do të ishte forma që ju do të zgjidhnit për ti marketuar futbollistët e Kombëtares?

PIAR-i më i madh i atyre djemve janë teknika dhe pasioni shpirtëror me të cilin ata luajnë.

-Nëse do të marrim të kundërtën e aksiomës së zakonshme, ku partneria i thotë partnerit: “O mua o futbollin”. Në rast se partneri juaj do ju thoshte: “O mua o futbollin”, ju kë do zgjidhnit?

Futbolli është pasion. Nëse një partner ose partnere e ndan njeriun që dashuron nga pasionet e tij atëherë nuk është i\e denjë për të! Askush nuk duhet të heqë dorë nga ëndrrat prej tekave të partnereve… Ne të tërë ëndërruam dhe ëndrra na u bë realitet… Jemi në Francë…

jona 3

jona 2

 

 

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

  1. Fevzi mblidh veten se le nam. Nga kurva ne kurve. I ben dhe ojna kesaj je ne top forme kur kjo eshte lope

Pas