Aktualitet

Kosova mollë sherri mes shteteve në UNESCO


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 07/11/15 |
root

Gjysma e shteteve kanë pranuar iniciativën e qeverisë së Kosovës për pranimin në UNESCO, shkruan e përditshmja franceze “El Pais”.

“Spanja është deklaruar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO”, raporton korrespodenti i kësaj gazete në Paris, ku të hënën në konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate do të kërkohen dy të tretat e votave për anëtarësimin e Kosovës.

“Selia e UNESCO-s në Paris është shndërruar në një arenë ku po ndodhin incidente të shumta në mes të fuqive botërore” rreth asaj nëse do të ketë mundësi që Kosova të jetë anëtar i ri i kësaj organizate të OKB-së “duke mos qenë anëtare e OKB-së”.

Më tutje përmendet fakti se Spanja dhe katër shtete tjera të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe nënvizohet se “beteja rreth Kosovës ka një precendent me atë çfarë ka ndodhur me Palestinën në vitin 2011, kur edhe u pranua pa qenë anëtare e OKB-së”. /Exspress

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas