Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Rrëfimi i gazetares britanike: Si trafikohen vajzat shqiptare dhe tutori shqiptar që i preu duart, gruas që u largua nga bordelloja

2017/05/31 at 5:43 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Intervista/ Rrëfimi i gazetares britanike: Si trafikohen vajzat shqiptare dhe tutori shqiptar që i preu duart, gruas që u largua nga bordelloja

Intervistoi: Alteo Hysi


“Legalizimi i prostitucionit ndikon mënyrën se si mashkulli e sheh femrën: Ata do të mendojnë se femrat janë të ofruara, gati për seks, se qënia njerëzore është shitje”.

Me këtë mesazh dhe një qasje feminist, Julie Bindel, gazetare britanike që ia ka dedikuar jetën kauzave në mbrojtje të gruas, ngulmon se duhen “dekriminalizuar” gratë e trafikuara, dhe të kriminalizohet blerja e seksit, pra të dënohen rëndë tutorët, që fenomeni të bjerë.

Në këtë intervistë, Bindel ndalet gjatë te bisedat që ka patur me vajzat shqiptare të trafikuara në Angli, ku sipas saj, trafikimi i qenieve njerëzorë është në rritje dhe sipas shifrave të vitit 2015, më shumë se 3000 njerëz ishin viktima të trafikimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Numri më i madh, plot 600 për 2015, erdhën nga Shqipëria-deklaron Bindel.

Ajo rrëfen historitë e tmerrit të prostitucionit, si ajo e një tutori shqiptar, që si ndëshkim për gruan që tentoi të ikte nga bordelloja e tij në Angli, i preu asaj duart përpara gjithë grave, që ti tmerronte ato.

Në intervistë, Bindel ka dicka për të thënë edhe për mënyrën se si gratë shqiptare, pasi detyrohen të prostituohen për një farë kohe, kthehen në Shqipëri dhe shndërrohen në trafikante të reja.

Julie Bindel është bashkë-themeluese e grupit “Drejtësi për gratë”, feministe, autore e disa librave, ku më i fundit është ai me titull “The pimping of prostitution”.

 

 

-Julie, ka disa shkrime të tuajat ku rrëfeni takimet me vajza shqiptare të trafikuara jashtë vendit, përfshirë Anglinë. A ka një rritje të numrit të grave dhe vajzave të trafikuara nga Shqipëria në Londër, në vitet e fundit? Kemi të bëjmë me ndonjë shifër shqetësuese?

Shifra nuk ka të sakta por cfarë ne dimë përgjithësisht rreth trafikimit të grave dhe vajzave nga rajoni i Ballkanit është se numri ka mbetur statik. Pra numri nuk është ulur. Ajo që është e vështirë për gratë dhe vajzat shqiptare është se shpesh, tutorët dhe trafikantët i tregojnë ato si italiane. Dhe është e vështirë të dihet nëse janë shqiptare, ndonjëherë ka femra kosovare të treguara si shqiptare apo italiane. Arsyeja pse nuk kemi numër të viktimave të trafikuara është frikësimi i vajzave të trafikuara, për të thënë se ato trafikohen. Pjesërisht për shkak të kërcënimit të familjes që kanë në Shqipëri, pjesërisht për shkak se shumë gra mendojnë se policia është e korrupuar, sesa t’i mbrojë ato dhe gjithashtu sepse ato preferojnë të hyjnë si azilantë në vend që të jetojnë këtu me dokumente. Ne nuk mendojmë se numrat janë zvogëluar fare.

 

-Ju gjithashtu përmendni në publikimet tuaja se ka vajza, që pasi prostituojnë për një kohë të gjatë, kthehen në vendin e tyre, në Shqipëri dhe shndërrohen në  trafikante…

Po, por qartësisht, ato kanë një background dhe motiv të ndryshëm nga trafikantët meshkuj që i përdorin gratë. Unë kam dëgjuar rreth grave të reja me të cilat është abuzuar, për dy a më shumë vite. Që u ishte thënë se kur të shkonin në në një moshë të caktuar nuk do ta bënin më këtë punë, se do të ktheheshin në shtëpi, që tarifa që paguajnë te tutori nga pagesa e klientëve do të anullohej, që vëllezërit nuk do tu vriteshin, por ato ama duhet të sillnin mbrapsht në atë vend, një numër tëcaktuar vajzash nga Shqipëria.

-A njihni ju ndonjë skemë të mënyrës si funksionon ky treg?

Është shumë e vështirë për agjensitë e forcimit dhe ruajtjes së ligjit e rendit që të koordinojnë përpjekjet e tyre në këtë aspekt. Sepse ka burime të pakta në bashkëpunimin ndër-shtetëror. Por mund të them se trafikimi i qenieve njerëzorë në Mbretërinë e Bashkuar është në rritje dhe sipas shifrave të vitit 2015, më shumë se 3000 njerëz ishin viktima të trafikimit në Mbretërinë e Bashkuar. Numri më i madh, plot 600 për 2015, erdhën nga Shqipëria. Ky është qartësisht, një problem shumë i madh.

–Julie, si grua, si feministe e dalluar në jetën publike të Mbretërisë së Bashkuar, cila është ndjesia e parë që përjetoni, kur dëgjoni histori kaq të dhimbshme? A mund të ndani me ne  rrëfimin që ka lënë shenjë në kujtesën tuaj?

Fakti që vajzave u thuhej se se ato do të kishin një jetë më të mirë nëse do ta linin Shqipërinë, që do të kishte mundësi më të mëdha për to në Angli e në Itali. Dhe kur shkojnë në Angli, ato e kuptojnë se thjesht janë përdorur dhe blerë nga meshkuj të ndryshëm. Kujtoj se një tutor nga Shqipëria do t’ia shiste një vajzë, tutorit italian. Pastaj, tutori italian, pasi e përdhunoi vetë, do t’ia shiste atë një tutori tjetër që do ta dërgonte përtej kufirit, në Angli. Asaj nuk i ngeli asnjë shpresë, asnjë ndjenjë sigurie, as vizion për të ardhmen. Dhe është e vërtetë se njerëzit e braktisën, askush nuk e ndihmoi. Kjo histori mu ngulit në mendje kur e dëgjova. Ndërsa një tjetër histori e tmerrshme, ishte ajo e një tutori shqiptar, që si ndëshkim për gruan që tentoi të ikte nga bordelloja e tij në Angli, i preu asaj duart përpara gjithë grave, që ti tmerronte dhe të mos guxonin ta bënin atë që ajo provoi.

 

-Nga studimet dhe kërkimet që keni realizuar në këtë fushë, a ka rrugëdalje për këto vajza?

Por, por ne duhet të bëjmë gjënë e duhur. Ne duhet të dekriminalizojmë gruan dhe të ndalojmë së kriminalizuari ato që shesin seks, të trafikuara qofshin apo jo. Ne duhet në fakt të kriminalizojmë blerjen e seksit. Pra të dënojmë rëndë tutorët.

-A duhet konsideruar prostitucioni një krim dhe si i përgjigjeni ju zërave se “prostitucioni duhet legalizuar”?

Prostitucioni është legalizuar në shumë vende të botës dhe ka qënë një katastrofë. Gjermani, Hollandë, disa shtete të Australisë, etj, dhe ka rezultuar në rritje të trafikimit, rritje të tutorëve, rritje të kërkesave për blerjen e seksit. Pra, ka cuar në dështim total dhe përkeqësim të gjendjes ë grave dhe vajzave, qofshin të trafikuara apo jo, sepse legalizimi i prostitucionit ndikon mënyrën se si mashkulli e sheh femrën. Ata do të mendojnë se femrat janë të ofruara për seks, qënia njerëzore është shitje! Unë them se shërbimi i seksit duhet kriminalizuar, tutorët duhet ndëshkuar dhe vajzat e gratë duhet të “dekriminalizohen”.

-Cilët faktorë kontribuojnë në rritjen e fenomenit? Varfëria e familjeve nga vijnë vajzat? Mentaliteti i tyre?

Ka një faktor të përbashkët në të gjitha trafikimet: Dëshira e tutorëve për ti parë femrat të trafikuara, dëshira e meshkujve për të blerë seks. Cdo gjë tjetër, janë rrethana shtesë. Pa kërkesën, nuk do të kishte gra të trafikuara dhe as tregti.

-A mund ta përshkruajme prostitucionin e vajzave shqiptare dhe trafikimin e tyre drejt vendeve fqinje, si produkt të tranzicionit të gjatë shqiptar dhe rajonal?

Sigurisht, ka faktorë që duhen marrë në konsideratë, si konfliktet e zonës, lufta civile, edhe lufta në Bosnje, janë gjithnjë faktorë shtesë, që e bëjnë më të lehtë dhe lënë shanse për lëvizje më të lirë të trafikantëve lokalë. Por rrenja e të gjithave është fuqia e meshkujve, pabarazia e institucionalizuar midis grave dhe burrave.

 

Etiketa: alteo hysigazetare britanikeintervisteJulie Bindelprostitucioni


Ju sugjerojmë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
Kronikë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

14 Korrik, 2026 11:53 am
Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

14 Korrik, 2026 10:56 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
Bota

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

14 Korrik, 2026 9:35 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Para
Modelja seksi feston ditëlindjen, do të habiteni nga mosha e saj!

Modelja seksi feston ditëlindjen, do të habiteni nga mosha e saj!

Lista e PD, 11 kandidatët që kanë pasur probleme me drejtësinë

Lista e PD, 11 kandidatët që kanë pasur probleme me drejtësinë

Ashley Grahams kritikohet nga fansat pse është dobësuar

Ashley Grahams kritikohet nga fansat pse është dobësuar
















TE FUNDIT

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
14 Korrik, 2026

SPAK ka përfunduar hetimin ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi. Ish-zyrtari vendor është marrë i pandehur për veprën penale të...

Lexo më shumë

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
14 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për kartelet e drogës dhe...

Lexo më shumë

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
14 Korrik, 2026

Përsa i përket zjarrit në Llaman, situata është normalizuar. Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm zjarri është fikur totalisht....

Lexo më shumë

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
14 Korrik, 2026

Vala e të nxehtit vijon të godasë Evropën, me Italinë ndër vendet më të prekura. Pas ditësh me temperatura të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}