Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Flasin komshinjtë e dëshmitarit “X”: Po ç’ju desh atij të përzihej me politikën

2018/05/20 at 7:43 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ Flasin komshinjtë e dëshmitarit “X”: Po ç’ju desh atij të përzihej me politikën

Publikimi i videos së PD-së ku u zbulua identiteti i Albert Veliut si “dëshmitari X” në audiopërgjimin me Agron Xhafajn, vëlla i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka bërë “zhurmë” në lagjen e tij në Vlorë. Banorët e lagjes “Partizani”, të cilët jetojnë prej dekadash me “dëshmitarin X”, kanë mbetur të habitur nga shfaqja e videos ku fqinji i tyre për 16 minuta rrëfeu me zë e figurë se ka bashkëpunuar me Agron Xhafajn vite më parë në Itali në fushën e drogës.


“Mori në qafë fëmijët, çfarë i duhej atij politika”, shprehen shumica e banorëve, të cilët për efekt të çështjes sensitive nuk pranojnë të identifikohen. Ata shprehen se nuk e kishin parë prej ditësh fqinjin e tyre Albertin. Sipas tyre, edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij kanë braktisur banesën që ditën e mërkurë pasdite, pra, një ditë para se “dëshmitari X” i audio-përgjimit të vetëidentifikohej.

Në banesën e tij, sipas fqinjëve, nuk është parë këto ditë prezencë policie dhe as persona të tjerë civilë të panjohur për ta. Fqinjët nuk kanë dijeni se ku strehohet bashkëshortja dhe dy fëmijët e Albert Veliut

Adelina Dalipaj, shitëse në dyqanin e lagjes, jetonte prej 22 vitesh pranë tyre. Ajo rrëfen se familja jetonte në vështirësi ekonomike dhe se mjaft ushqime i merrnin me listë tek ajo.

Znj. Dalipaj, si e njihni ju familjen e Albert Veliut?

Kemi prej 22 vitesh që jetojmë pranë njëri-tjetrit dhe kemi shkuar shumë mirë, mbi të gjitha me bashkëshorten e tij. Me të ndanim ditët, bisedonim shpesh dhe qëndronim gjatë së bashku.

E keni parë ju audio-përgjimin e fqinjit tuaj, publikuar nga Partia Demokratike?

Po, e kemi parë dhe nuk e di… nuk arrij ta kuptoj… Prej ditës kur ka dalë videoja, edhe ne pyesim njëri-tjetrin si banorë se si ka mundësi. Nuk e di, është një situatë që nuk e kuptoj dhe nuk di se çfarë të them. Nuk e di çfarë i duhej politika… Ka marrë fëmijët në qafë.

Ju thatë se kishit marrëdhënie të afërta me gruan e tij. Si ishte nga gjendja ekonomike familja e saj?

Janë të mbytur në borxhe. Edhe në dyqanin tim kanë një listë me ushqimet që merrnin. Ishin keq nga gjendja ekonomike. Një djalë u punonte si kamerier.

Pas publikimit të videos, keni parë ju këtu prezencë të policisë? Ka ardhur njeri, qoftë edhe për t’ju pyetur për ndonjë informacion rreth tij si fqinjë të tij?

Jo, jo nuk kemi parë polici, as persona të tjerë rreth e rrotull gjatë këtyre ditëve. Flas për persona që nuk i njohim, s’kemi parë askënd të tillë këto ditë këtu. Por as prezencë të policisë nuk kemi parë fare.

Familjarët e Albert Velisë janë larguar nga banesa që pas videos? Kur i keni parë ju ata për herë të fundit?

Po deri ditën e mërkurë në drekë, gruaja dhe fëmijët ndodheshin këtu. Pastaj pasdite nuk i kemi parë sërish. Prej së mërkurës në pasdite shtëpia e tyre është bosh. Ndërsa Albertin nuk e kemi parë prej disa ditësh këtu.

Me çfarë jetonin?

Po djalin e madh e kishin në punë, kamerier. Ndërsa gruaja e tij aktualisht ishte pa punë. Kohë më parë kishte punuar, ndërsa tani ishte pa punë. Më thoshte shpesh se shpejt do të futem në punë, shpresonte shumë.

Keni qenë ju në dijeni se fqinji juaj Alberti merrej me trafik?

Nuk e di, nuk them dot gjë. Çfarë të them… Alberti di që ka qenë në burg, por nuk di më shumë së kaq. Çfarë të themi…/ Panorama

Etiketa: agron xhafajalbert veliudeshmitari x


Ju sugjerojmë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
Kronikë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

14 Korrik, 2026 1:23 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
Kronikë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

14 Korrik, 2026 11:53 am
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria
Kronikë

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria

13 Korrik, 2026 2:39 pm
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
Kronikë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

13 Korrik, 2026 12:37 pm
Para
Fotot e rrallë/ Kur prindërit e Rita Orës martoheshin 30 vite me parë në Prishtinë

Fotot e rrallë/ Kur prindërit e Rita Orës martoheshin 30 vite me parë në Prishtinë

Rrëfimi i Eleni Foureras: Për shkak të sulmeve u mbylla në dhomë duke qarë

Rrëfimi i Eleni Foureras: Për shkak të sulmeve u mbylla në dhomë duke qarë

Video/ Kapet rrëqebulli i rrallë por ja pse qytetari mund të shkojë në burg

Video/ Kapet rrëqebulli i rrallë por ja pse qytetari mund të shkojë në burg
















TE FUNDIT

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
15 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në...

Lexo më shumë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
15 Korrik, 2026

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për...

Lexo më shumë

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
15 Korrik, 2026

Ditën e sotme nisi zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Ligji,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}