Aktualitet

Integrimi/Tabaku: Fshihemi pas vetos Bullgare. Balla: Shqipëria ka përmbushur…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:01 - 08/02/22 |
Opi Nion

Këshilli Kombëtar i Integrimit është mbledhur këtë të martë për të diskutuar mbi arritjen dhe punën e bërë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Fjalën hyrëse e ka mbajtur kryetarja e këtij këshilli, Jorida Tabaku e cila u shpreh se Shqipëria nuk duhet të fshihet pas vetos së Bullgarisë, por të bëjë hapa përpara në luftën ndaj krimit e pastrimit të parave.

“Stafi i Kuvendit, i sekretariatit ka bërë analizë të plotë dhe ka vënë re një mungesë të një vullneti politik për t’u angazhuar në këtë proces.

E kuptoj që ky proces është peng i datave, tryezave, por ashtu siç e thash në mbledhjen e para 3 muajve duhet të bëjmë çdo gjë për të shkuar në atë datë. Me keqardhje vërej që kjo nuk ka ndodhur. Në raportin e paraqitur nga institucionet, dua të veçoj tre komponentë kryesor që lidhen me parakushtet dhe 9 kriteret për hapjen e negociatave. Kam vënë re që qeveria shqiptare ka raportuar për pastrimin e parave dhe luftën ndaj krimit, por nuk kemi asnjë rezultat konkret. Janë miratuar disa ligje rutinë në parlament, por nga pikëpamja e zbatimit, nuk kemi asnjë zhvillim.

Në raportin e fundit të transparencës, Shqipëria u rendit e fundit në rajon. Duhet të kishim një dinamizëm të ri, nxitje të re për këtë proces. Nuk e shoh këtë në raportimin e qeverisë shqiptare, raportimi juaj lidhen me SPAK, prokurorët, me problem që s’janë nga ju. Korrupsioni nuk luftohet me plane të integritetit të Ministrisë së Drejtësisë. Një element tjetër janë kërkesat për azil jashtë vendit që për fat të keq 10 vitet e fundit janë 40% në total të aplikuesve. Unë vlerësoj marrëveshjet e arritura, por nuk shoh arritje konkrete. Është e rëndësishme për forcën politike që përfaqësoj reforma e plotë zgjedhore që lidhet me ndryshimet kushtetuese që kemi paraqitur.

Megjithëse kemi filluar procedimin penal është fatkeqësi që KQZ u bllokua në parlament dhe s’kemi hetim real. Të gjitha rekomandimet e OSBE/OHDIR nuk kanë filluar të zbatohen. Unë dhe zoti Balla do të vlerësonim që ky këshill të ishte e përfshirë, se çfarë masash janë marrë, çfarë pune do të bëjnë. Ne duam që të jemi promotor në procesin e Integrimit. Mund të punohet për kapitullin e Reformës në Drejtësi, por është e kotë kjo reformë, ku në luftën ndaj korrupsionit nuk kemi sukses. Unë ju inkurajoj ju që të ulemi dhe të gjejmë një mënyrë që metodologjinë e re ta kthejmë në avantazh. Do të kisha dëshirë të fokusohemi në pushtetin lokal. Nga informacionet që kemi, në shumë prej bashkive nuk janë ngritur shtabet e integrimit. Kështu ndodh edhe në strukturat në ministri. Jam përpjekur gjatë gjithë kohës t’i ngre këto dyshime. Të gjithë kanë emëruesin e përbashkët: Vullnet politik. Ne nuk mund të fshihemi pas vetos së Bullgarisë, duhet të bëjmë punën tonë këtu, të ecim përpara dhe pavarësisht një date që ndoshta nuk është në dorën tonë”, tha Tabaku.

Ndërkohë Taulant Balla, në rolin e nënkryetarit të Këshillit të Integrimit Europian, teksa ka falënderuar publikisht opozitën në lidhje me vullnetin për bashkëpunim sa i takon çështjes së integrimit të vendit në BE është shprehur se Shqipëria ka përmbushur të gjithë paketën e ‘Manival’.

“E falënderoj kryetaren e Këshillit, për t’u ulur në një tryezë për të diskutuar dhe për të punuar çdo ditë për dobi të kësaj aspirate. Shpresoj që brenda këtij 10-vjeçar të jetë përmbushja e zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor. Nuk është në dorën tonë ngecja e zgjerimit. Nuk fshihemi pas vetos së Bullgarisë, pasi ajo ka bërë të qartë se nuk ka asgjë me Shqipërinë. Shpresoj dhe besoj se dy kryeministrat, të Maqedonisë së Veriut dhe të Bulgarisë, të tejkalojnë shpirtat ballkanik dhe të sillen si europiane. Këshilli i Integrimit të flasë me një gjuhë. Dua të them disa gjëra që janë kryer javët e fundit. Kemi përmbushur në Kuvend paketën e Manival. Po ashtu dua të jetë e qartë dhe çështja e atij indeksit të korrupsionit, të publikuar nga Transparence Internacional, me një rënie të ulët. Por në 2013 kemi qenë në nivelin më të rëndë historik. E pranoj që nuk jemi të kënaqur Por ku ishim, Zot na ruaj. Në këtë aspekt të gjitha ndryshimet duhen bërë në një skalë më të gjerë. Çështja e zgjatjes së afateve të mandatit të organeve të hetimit, nuk është çështje e karakterit politike. Nuk është propozim i PS. S’ka aspak patronazhim të kësaj çështje, por është çështje që tejkalon partitë. Kush e lidh këtë me axhendë të PS, e ka gabim. PS ka vendosur të mbështesë këtë çështje në aspekt procedurial. Nuk është pjesë e një axhende tonën, por detyrim i çdo qytetari, që parlamentarët duhet ta miratojnë me ndërgjegjen e plot. Nuk ka një vend tjetër të ngjashëm me Shqipërinë që të ketë kryer pastrim të thellë me vetting, të sistemi të drejtësisë. Le ta lëmë këtë proces që të jetë apolitik. Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit ka mbështetjen e përfaqësuesve të krahëve politike për të rritur rolin shumë të rëndësishëm që ka këshilli. Bashkë me zonjën Tabaku ka qenë dhe zonja Bregu vite më parë, ku të tre mbështetëm Kuvendin për ndryshimet në ligjin për rolin e këtij institucioni për ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Është eksperiencë që ka rezultuar të jenë pozitive që kanë kaluar përmes këtij procesi.”, tha Balla./Opinion.al

Pas