Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Integrimi në BE, Zaev: Pres që në qershor Bullgaria të na japë mbështetjen

2021/05/29 at 6:53 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zaev thirrje investitorëve për kultivimin e kanabisit:  E lejon Ligji

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev pret që deri në qershor të zhbllokohet procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.


Kreu i Qeverisë maqedonase tha të shtunën se kontesti duhet të zgjidhet mes dy popujve, ndërsa paralajmëroi edhe një takim me kryeministrin bullgar Stefan Janev në vendkalimin kufitar mes dy shteteve.

“Shpresoj se në qershor Bullgaria do të na japë mbështetjen që të bëjmë hapin e radhës drejt integrimit evropian, të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare që do të shënonte edhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Si dy popuj vëllezër duhet ta gjejmë zgjidhjen që përfundimisht, pas 16 vite e gjysmë, Maqedonia e Veriut ta bëjë jo një hap, por gjysmë-hapin e parë, të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare. Pra, fokusi jonë është te Bullgaria, para së gjithash te presidenti Rumen Radev, kryeministri Stefan Janev, te ministri i Punëve të Jashtme, parlamenti dhe te të gjitha institucionet dhe shpresojmë që në qershor do të japin mbështetje të bëjmë hapin e radhës në proceset integruese të Maqedonisë së Veriut”, tha Zaev.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka thënë të shtunën se dy javët e ardhshme do të jenë intensive në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Osmani propozimin e Portugalisë për zgjidhjen e kontestit e ka vlerësuar si bazë të mirë.

“Unë mbetem i mendimit se periudha e ardhshme, respektivisht qershori paraqet shansin më të mirë për të filluar negociatat, kanë mbetur edhe dy javë për të kapërcyer mosmarrëveshjet. Kemi një angazhim serioz nga presidenca portugeze, me propozimin konkret që ne e vlerësuam si një bazë të mirë për tejkalimin e dallimeve. Ne besojmë se propozimi portugez adreson ndjeshmërinë e tri palëve, palës sonë, palës bullgare dhe vendeve anëtare, të cilët presin që procesi i negociatave të mos të bllokohet me çështje dypalëshe dhe se kjo mund të jetë një bazë e mirë për tejkalimin e dallimeve “, ka deklaruar Osmani.

Të enjten në Romë të Italisë janë takuar presidentit e dy shteteve Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev, të cilët gjithashtu kanë theksuar nevojën e rivendosjes së dialogut dhe kthimin e besimit të ndërsjellë.

Drejtuesit e institucioneve nuk ka dhënë detaje mbi propozimin portugez përveç asaj se me të nuk rrezikohet gjuha dhe identiteti maqedonas.

Mediat bullgare kanë raportuar se propozimi i kërkon palës maqedonase të pranojë se gjuha maqedonase është modifikuar pas vitit 1945, sikur edhe identiteti ri maqedonas ndërsa nga pala bullgare kërkon që ajo të mos përmendë apo të insistojë se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas, para periudhës së vitit 1945, nuk kanë pasur “rrënjë bullgare”.

Pikërisht ky kontest bëri që Sofja në nëntor të vitit të kaluar të bllokojë hapjen e bisedimeve për anëtarësim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian./ Rel

 

 

 

Etiketa: Bullgariaintegrimizaev


Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Tragjedia e teleferikut/Del nga koma fëmija i mbijetuar, kërkon prindërit

Tragjedia e teleferikut/Del nga koma fëmija i mbijetuar, kërkon prindërit

Vaksinohet Kate Middleton, publikon foton

Vaksinohet Kate Middleton, publikon foton

Arrestohet në Dubai Florenc Çapja

Arrestohet në Dubai Florenc Çapja
















TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com