Kryesore

Integrimi në BE/Rama: Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:57 - 07/04/22 |
Opi Nion

Kryeministri Rama është në një konferencë për shtyp, ku po flet rreth rezultateve të mbledhura nga Këshillimi Kombëtar.

Një nga gazetarët e pyeti kryeministrin nëse Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugëtimin e integrimit drejt Bashkimit Europian.

Kryeministri tha se do të dëgjohet fjala e qytetarëve, ku shumica e pjesëmarrësve në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar kanë kërkuar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit të endit në BE.

Po, absolutisht. Mos më pyesni mua atë që janë shprehur qytetarët”-u shpreh kryeministri Rama.

Ndër të tjera ai tha se nëse Këshilli Evropian nuk do të hap dhe këtë vit negociatat me Shqipërinë, atëherë vendi ynë do të ndryshojë totalisht kurs në procesin e integrimit dhe do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në proces.

Ne do të presim vendimarrjen e Këshillit Evriopian dhe shumë njerëz shpresojnë se këtë herë do të ndodhë ajo që duhet të kishte ndodhur me vite më përpara. Shumë njerëz mendojnë se Bullgaria do ta heqë veton, unë nuk jam shumë optimist, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Data dhe ora se kur ne hymë në x derë të labirintit të integrimit e kanë në dorë ata dhe këtë gjë e mësuam nga zhgënjimet, se na gënjyen disa herë. Në momentin që kjo nuk do të ndodhë ne do të ndryshojmë komplet kursin. Ne do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Shqipëria nuk mund të presë që të zgjidhin një sherr mes tyre dy komshinj për tu ulur në tryezën e Konferencës”,-tha Rama./Opinion.al

Pas