Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Instituti Amerikan i Arkitekturës, ja si e vlerëson Tiranën

2018/04/08 at 6:02 PM
në Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Instituti Amerikan i Arkitekturës, ja si e vlerëson Tiranën

Tirana është përzgjedhur nga Instituti Amerikan i Arkitekturës si një histori suksesi dhe shembull se si një qytet mund të transformohet edhe me pak buxhet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë si i ftuar special në Konferencën ndërkombëtare të AIA-s, me temë “Hapësira rinore dhe transformimi urban”, e cila u zhvillua dje në Prishtinë dhe ku morën pjesë mbi 100 arkitektë nga e gjithë bota.


Konferenca e arkitektëve e vlerësoi Tiranën si një nga qytetet që ka ndryshuar më shumë në 25 vitet e fundit në Evropë, ndërkohë që kryebashkiaku i saj, në tre vitet e fundit ka sjellë një frymë transformuese përmes nismave gjelbëruese dhe mobilizimit të qytetarëve dhe organizatave rinore.

Veliaj falenderoi qytetarët e Tiranës që janë bërë pjesë e transformimit që ka pësuar kryeqyteti dhe theksoi se ashtu si në një familje, çdo anëtar ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një historie suksesi. “Jam shumë i lumtur që Tirana është përzgjedhur nga Instituti Amerikan i Arkitekturës si një histori suksesi dhe një shembull për të mësuar se çfarë mund të bësh me pak buxhet, por me shumë kreativitet për transformimin e qytetit. Sigurisht, më bën të ndihem krenar sepse e kemi arritur të gjithë bashkë. Kjo nuk është vetëm punë bashkie, kjo është punë qyteti, sidomos kur kontribuojnë të gjithë, edhe fëmijët, edhe të rriturit, edhe gjyshërit, edhe ata që mbjellin, ata që pastrojnë, që kujdesen për korsitë e biçikletave, që transformojnë hapësirat urbane, duke filluar nga Pazari i Ri tek Bulevardi i Ri”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë siguroi qytetarët e Tiranës se ka ende shumë punë përpara për të bërë. Veliaj deklaroi se këtë vit fokusi më i madh do të jetë tek zonat rurale dhe në periferi të qytetit. “Jam shumë i ndërgjegjshëm që më e mira është përpara. Të gjitha vlerësimet e Tiranës nuk mjaftojnë për të kuptuar se ka ende shumë punë për të bërë. Ndaj, besoj që në këtë vit të fundit të mandatit, fokusi më i madh do të jetë tek zonat rurale, tek zonat e periferive të reja, ku kemi krijuar lagje të reja, siç është Farka, zona e Selitës pranë Liqenit të Thatë, Kopshtit Zoologjik, Unaza e Re, siç është zona e Kasharit, Astirit, Yzberishtit dhe zona e Freskut”, nënvizoi ai.

Veliaj tha se në vëmendjen e Bashkisë së Tiranës në planin e saj të investimeve do të jetë dhe përmirësimi i infrastrukturës në tre lagjet e reja të krijuara në kryeqytet, si pjesë e zonës urbane, të cilat do të emërtohen “Lagja 12”, “Lagja 13” dhe “Lagja 14”. “Tre lagjet e reja do të jenë fokusi i punëve të Bashkisë sepse besoj që hapësirat midis qytetit urban dhe hapësirave rurale, janë ato që kanë më shumë nevojë për ndërhyrje, si mbetje të politikave të mbrapshta të ish-komunave. Në qoftë se do të vazhdojmë me këtë frymë, siç punuam për kopshtet, çerdhet, siç punuam për këndet e lodrave apo për mbjelljen e pemëve, besoj se ditë të mira na presin për Tiranën”, u shpreh kryebashkiaku.

Tirana po konsiderohet si stacioni i radhës i Konferencës së Institutit Amerikan të Arkitekturës, ku marrin pjesë shumë prej arkitektëve dhe urbanistëve më të mirë nga e gjithë bota.

 



Ju sugjerojmë

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri
Kryesore

5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri

19 Prill, 2026 2:30 pm
Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve
Kryesore

Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve

2 Prill, 2026 7:41 pm
CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve
Kryesore

CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve

1 Prill, 2026 9:31 pm
Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët
Kryesore

Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët

31 Mars, 2026 9:51 am
Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari
Kryesore

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari

19 Shkurt, 2026 8:42 am
Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur
Sociale

Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur

15 Shkurt, 2026 8:59 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohen mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Para
opinion lajm i fundit

E Fundit/ Parandalohet një sulm terrorist në Berlin, autori lidhje me ISIS

Më thuaj kur ke lindur të të them çfarë tipi je

Më thuaj kur ke lindur të të them çfarë tipi je

Vdes 29-vjeçarja nga Rroskoveci, u vetëhelmua me ilaçe

Vdes 29-vjeçarja nga Rroskoveci, u vetëhelmua me ilaçe
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}