Aktorja Rajmonda Bulku është infektuar me COVID-19. Mësohet se gjendja e aktores 62-vjeçare është e stabilizuar dhe se infeksionin po e kalon në shtëpi, ku është vetëkarantinuar.
Bulku është ndër aktoret më të njohura të kinematografisë shqiptare. COVID-19 vijon të ketë shifra të larta infeksionesh në vendin tonë, ku ditën e djeshme u shënuan 152 raste të reja me koronavirus dhe 3 humbje jete./ Opinion.al