Aktualitet

Rruga Bajram Curri-Valbonë e bllokuar/ Policia: Evitoni lëvizjet në zonë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:13 - 04/10/20 |
Opi Nion

Aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, është i bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme. Policia e Shtetit bën me dije se shkak i bllokimit të rrugës është bërë rënia e gurëve, si pasojë e reshjeve të shiut. Uniformat blu iu bëjnë thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjen në këtë  segment rrugor, deri në një njoftim të dytë  zyrtar. Ndërkohë, po punohet për hapjen e këtij segmenti rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Për shkak të reshjeve të shiut, gjatë mbrëmjes së djeshme, aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, është i bllokuar nga rënia e gurëve. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e qytetarëve apo turistëve që ndodhen në Tropojë, të evitojnë lëvizjen në këtë segment rrugor deri në një njoftim të dytë.

Shërbimet e Policisë Rrrugore ndodhen në vendin e bllokimit si dhe firma kontraktuese po punon për hapjen e rrugës. Për çdo problem qytetarët që ndodhen në këtë aks të telefonojnë në numrin 129 për t’ju ardhur në ndihmë./ Opinion.al

Pas