Bota

Asistenti personal i Donald Trump rezulton i infektuar me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:52 - 04/10/20 |
Opi Nion

Nicholas Luna, asistent i Presidentit Donald Trump ka rezultuar i infektuar me koronavirus. Lajmin e konfirmoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN. Për shkak të detyrës ka bërë që Luna të jetë shumë afër me Trump-in, i cili tashmë është i infektuar me COVID-19. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e asistentit të Trump-it, ndërkohë ndodhet i karantinuar.

Mëngjesin e 3 tetorit, Presidenti Donald Trump nëpërmjet një postimi në Twitter dha lajmin se bashkë me gruan janë të infektuar me COVID-19. Dyshohet se çifti Trump është infektuar nga këshilltarja e presidentit, Hope Hicks. Ndërkohë, pjesa tjetër e familjes  ka rezultuar negative në testin për koronavirusin.

Lajmi jo i mirë për familjen Trump vjen një muaj para zgjedhjeve presidenciale, ku ai do të përballet me sfiduesin demokrat, Joe Biden. Ky i fundit, ka kryer testin e COVID dhe ka rezultuar negativ./ Opinion.al

Pas