Bota

Rriten infektimet në Francë/ 17 mijë raste të reja në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:07 - 04/10/20 |
Opi Nion

Rëndohet bilanci i koronavirusit në Francë. Sipas Agjencisë së Shëndetit Publik në Francë, gjatë 24 orëve të  fundit kanë rezultuar të infektuar rreth 17 mijë persona. Numri ekzakt i kontaminimeve të reja është 16 972. Ndërkohë, gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën vetëm 49 pacientë të infektuar.

Shkalla e pozitivitetit të testeve (përqindja e personave pozitivë nga të gjithë ata që janë testuar) vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe po i afrohet 8% (7,9%), krahasuar me rreth 4,5% një muaj më parë. Për më tepër, 32 198 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 që prej fillimit të krizës shëndetësore në shkurt-mars. Sakaq, në të gjithë Francën, 1 289 pacientë me COVID-19 ndodhen aktualisht në kujdes intensiv.

Po kështu, e gjithë bota është në luftë me COVID-19. Si pasojë e COVID-19, deri më tani, në të gjithë botën kanë vdekur  1038,810 pacientë dhe aktualisht janë të infektuar 35,182,648. Lajmi i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fitur 26,168,367 pacientë të tjerë.

 

Pas