Bota

India shënon 3.689 viktima nga COVID në 24 orët e fundit, situata kritike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:49 - 02/05/21 |
Opi Nion

India shënoi një tjetër ditë më shifra tejet të larta sa i takon pandemisë së koronavirusit. Në 24 orët e fundit u regjistruan më shumë se 392 mijë të prekur dhe  3 689 viktima, shifrat e dyta më të larta të gjithë periudhës së pandemisë.

24-orëshin e kaluar u shënua rekordi absolut që përbën edhe nivelin më të lartë global prej mbi 400 mijë infektimesh ditore. India po përballet me spitalet në kaos, ku mungojnë shtretërit e lirë ndërkohë që pacientë humbin përditë jetën nga mungesa e oksigjenit. Ndërkohë morgu dhe krematoriumet mbeten të mbingarkuara.

Të infektuarve u jepen ndihma jashtë çdo standardi spitalor, ndërsa në mungesë të mjeteve dhe shtretërve bëhet seleksionimi i pacientëve të cilëve u jepet ndihma për të mbijetuar.

Ndërkohë, vende nga e gjithë bota po bashkojnë forcën dhe po solidarizohen për të ndihmuar Indinë në këtë moment të vështirë duke furnizuar me bombola oksigjeni, maska, teste të shpejta dhe ilaçe./Opinion.al

Pas