Bota

“Fundi do të vijë”,Bill Gates:Bota do kthehet në normalitet në fund të2022


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:56 - 02/05/21 |
Opi Nion

“Fundi do të vijë për këtë pandemi”. Kështu ëështë shprehur bashkëthemeluesi i Microsoft  Bill Gates në fillim të kësaj jave – teksa shpreson se bota do të“ kthehet në normalitet ”pasi të bëhen më shumë vaksina.⁠

⁠ Miliarderi filantrop gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë shumë i hapur për mënyrën se si bota duhet të luftojë pandeminë Covid-19 që prej fillimit marsin e kaluar. “Ne nuk do ta kemi çrrënjosur këtë sëmundje, por do të jemi në gjendje të zbresim në një numër shumë të vogël infektimesh deri në fund të vitit 2022”, tha Gates.

Gates tha se teksa ka “ende disa pyetje” në lidhje me atë se si gjerësisht vaksina Johnson & Johnson do të përdoret pasi shpërndarja u ndal përkohësisht në SHBA në fillim të këtij muaji pasi persona të vaksinuar pësuan një çrregullim të rrallë të mpiksjes së gjakut. Por gjithësesi sipas Gates nivelet e vaksinimit mbeten të larta në “vendet e pasura, përfshirë SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar”.

“Edhe këtë verë, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar do të arrijnë nivele të larta të vaksinimit, në mënyrë që bota të kthehet në normalitet deri në fund të vitit 2022,” tha Gates.

Që nga janari, më shumë se 94.7 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht në SHBA, ndërsa rreth 140 milionë kanë marrë të paktën një dozë, sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve. Në Mbretërinë e Bashkuar, 33 milion kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit, sipas BBC./Opinion.al

Pas