Aktualitet

Dega 5 e PD-së në Tiranë: Beteja të tjera na presin nën drejtimin e Bashës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:34 - 02/05/21 |
Opi Nion

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit, Dega 5 e Partisë Demokratike, përmes një postimi në Facebook shkruan se këto zgjedhje ishin një zhgënjim për të gjithë Shqiptarët, pasi u shkel çdo parim i demokracisë.

Teksa falenderojnë të gjithë demokratë, kontributorë, komisionerë, vëzhgues, numërues, kryetarë e sekretarë Seksionesh, kryetarë e sekretarë Grupseksioni te Degës 5, theksojnë mbështetjen maksimale për kryedemokratin , Lulzim Basha.

Më tej në reagim theksohet se demokratët e Degës 5 kanë vetëm një mision: “mbështetje maksimale ndaj Lulzim Bashës për të çuar deri në fund çmontimin e bandave të pushtetit që vodhën e blenë votën e shqiptarëve”.

Reagimi i plotë:

Këto zgjedhje ishin një zhgënjim për të gjithë Shqiptarët, pasi u shkel çdo parim i demokracisë dhe u vodh e tjetërsua në forma të ndryshme dhe me mjete të ndryshme vota e njerëzve të ndershëm, të atyre që prisnin dhe shpresonin tek ndryshimi.

Ky lumë babëzie, vjedhjesh, blerjesh e dhune nën drejtimin e Edvin Rames, nuk vlejti për Degen tonë ku me punën, kontributin dhe vendosmerinë tonë tejkaluam çdo parashikim, çdo objektiv dhe arritëm të paimagjinueshmen , duke thyer bastionin e së majtës në zemër të Tiranës.

Ju përgëzoj dhe ju falenderoj të gjithë ju demokratë të ndershëm, kontributorë, komisionerë, vëzhgues, numërues, kryetarë e sekretarë Seksionesh, kryetarë e sekretarë Grupseksioni te Degës 5, që me punën dhe palodhshmërinë tuaj mundësuat një deputet më shumë.

Falenderojmë kryetarin Basha që me performancën, inteligjencën, programin dhe palodhshmërinë e tij na motivoi, udhëhoqi, e na dha besimin e duhur për të arritur këtë rezultat që do të mbahet mend gjatë në memorien e qytarëve të Tiranës.

Demokratët e Degës 5 kanë vetëm një mision: mbështetje maksimale ndaj Lulzim Bashës për të çuar deri në fund çmontimin e bandave të pushtetit që vodhën e blenë votën e shqiptarëve.

Kjo është një betejë për votën e lirë, për demokracinë dhe për Shqipërinë e cila meritonte Ndryshimin që kërkuan shqiptarët krah Lulzim Bashës në një fushatë që do të mbahet mend si fushata më europiane që ka parë ndonjëherë ky vend.

Prandaj uroj çdo te mirë për të gjithe ju që votuat Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën dhe jam i bindur që beteja të tjera na presin ku fitorja jonë nën drejtimin e lidershipit tonë Z. Basha do të jetë e patjetërsueshme.

 

 

Pas