Aktualitet

Grabitja në Vlorë,Rama takon gazetarin:U bë shpëtimtar në mënyrë vlonjatçe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:32 - 02/05/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama pasi ka inspektuar punimet e “Lungomare2” ditën e sotme ka takuar në Vlorë gazetarin e News24, Enrik Mehmeti, i cili pak ditë më parë raportoi “Live” grabitjen e një argjendarie në qytetin bregdetar, ku autori ishte i armatosur dhe i drejtoi armën gazetarit e qytetarëve të tjerë, që ndodheshin në zonë.

Në një video-mesazh në “Facebook”, Rama shfaqet me gazetarin Mehmeti, që sipas tij, u bë shpëtimtar në mënyrën më vlonjatçe dhe i doli përpara keqbërësve.

Biseda mes Ramës dhe gazetarit:

Rama: Jam këtu në Vlorë me Enrikun, gazetari që u bë shpëtimtar në mënyrën më vlonjatçne, i doli përpara keqbërësve dhe jo vetëm shpëtoi njerëzit nga e keqja, por mundësi edhe ndalimin e tyre.

Mehmeti: Ishte momentale. Ishte diçka që edhe nëse do të ndodhte prapë, do ta bëja prapë.

Rama: Momentet e përcaktojnë njeriun. Në momente kritike duken karakteret. Kështu që shumë respekt, falënderime e mirënjohje për shembullin e jashtëzakonshëm. Punë të mbarë si gazetar. Edhe një shembull për të gjithë gazetarët, që nuk janë të detyruar të shpëtojnë njerëz nga keqbërja, por të bëjnë çmos që gazetaria të jetë mirëbërëse dhe jo keqbërëse.

Kujtojmë se autori u neurtalizua nga policia vetëm pak minuta pas ngjarjes./Opinion.al

Pas