Bota

India gjobit Google-in me 161 milionë dollarë, ja për çfarë e akuzon



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:32 - 21/10/22 |
Opi Nion

Autoritetet indiane kanë gjobitur kompaninë “Google” me 161 milion dollarë për përdorimin e platformës së saj Android për të dominuar tregun.

Rregullatori i konkurrencës në Indi ka akuzuar gjigantin e teknologjisë se ka hyrë në “marrëveshje të njëanshme” me prodhuesit e smartfonëve për të siguruar dominimin e aplikacioneve të tij.

Ky institucion ka urdhëruar Google të “ndalojë dhe të heqë dorë” nga praktika të tilla.

Ndërkohë, Google nuk i është përgjigjur ende gjobës apo akuzave.

Komisioni i Konkurrencës i Indisë (CCI) tha në një deklaratë se kjo praktikë po mbyste konkurrencën dhe i dha Google qasje të vazhdueshme në të dhënat e konsumatorëve dhe mundësitë fitimprurëse të reklamimit.

Autoritetet në Indi po hetojnë gjithashtu sjelljen e Google në tregun e televizorëve inteligjentë dhe sistemin e tij të pagesave brenda aplikacionit.

Hetimi në lidhje me Android filloi në vitin 2019, pas ankesave të konsumatorëve të telefonave inteligjentë Android.

Rasti është i ngjashëm me atë me të cilin u përball Google në Evropë, ku rregullatorët vendosën një gjobë prej 5 miliardë dollarësh ndaj kompanisë për përdorimin e sistemit të saj operativ Android për të fituar avantazhe të padrejta në treg./Opinion.al

Pas