Sport

2 fitore në 11 ndeshje, Aston Villa largon Gerrard



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:37 - 21/10/22 |
Opi Nion

Aston Villa vazhdon të vuajë në këtë sezon. Humbje me shifrat 3-0 në fushën e Fulham, u shoqërua edhe me shkarkimin e trajnerit Steven Gerrard.

Ende pa mbushur një vit në krye të stolit, ish-legjenda e Anglisë u detyrua të largohet nga detyra me efekt të menjëhershëm. Rrjetat e Reed e Mitrovic, si edhe autogoli i Mings vulosën fatin e teknikut.

Në 11 ndeshje të luajtura në këtë edicion të Premier League, Aston Villa ka fituar vetëm në dy raste. Skuadra është vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria dhe drejtuesit e klubit kërkojnë kthesën e menjëhershme.

“Dëshirojmë të falënderojmë Steven për punën dhe angazhimin me skuadrën. I urojmë suksese në të ardhmen”, thuhej në njoftimin e klubit për largimin e Gerrard.

Pas