Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Incidenti tek “Qytet Studenti”, Basha: Punonjësja ishte urdhëruar nga…

2020/02/05 at 5:22 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folurnë lidhje me incidentin e ndodhur ditën e djeshme në Qytet Studenti, ku ai nuk u lejua të takohej me studentët.


Pas  incidentit, krydemokrati u denoncua nga Bashkia e Tiranës se kishte dhunuar punonjësen dhe ishte futur pa leje në godinë.

Ndërkohë, Basha është shprehur se ishte ftuar nga vetë studentët për një takim në godinë dhe për të parë e dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

Krydemokrati shton se një punonjëse e urdhëruar dhe e terrorizuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama, tentoi ta ndalojë që të futej brenda godinës, duke theksuar se nuk ka pasur në asnjë moment akte dhune.

Intervista:

Incidenti në QS, cili është komenti juaj?
Basha: Shqiptarët e kuptojnë që kjo nuk është incident, por tregues i zgjedhjes, i vendimeve, me të cilët përballen shqiptarët çdo ditë. Unë kam muaj që luftoj, diku me kamera e diku pa kamera, sepse e shoh si detyrë kryesore të një politikani, që merr përsipër t’i shërbejë popullit. Kam dëgjuar edhe kritika për PD dhe kam mësuar prej tyre. Kjo është pjesë shumë e rëndësishme. Vendi është në krizë shumë të thellë, duhen dëgjuar njerëzit, sepse nuk mund të zgjidhësh hallet e tyre.

Duhet të kishe marrë leje?

Vetëm rregullore nuk ka, sepse sipas rregullores nuk duhet të ndodhnin, por ndodhin se aty fshihen përfitues të drejtpërdrejtë të lidhur me bashkinë. Aty ka dhe veprimtari të paligjshme, për të cilat janë në dijeni edhe autoritetet, por tolerohen, sepse kudo ku ka zarar, mbrapa ka një zyrtar që përfiton. Unë isha ftuar nga disa studentë, për të dëgjuar shqetësimet e tyre. U futa në njërën prej dhomave për të parë shqetësimet e tyre. I ftohti ishte i papërballueshëm, veçanërisht në atë godinë, por edhe te të tjerat. Kjo është rruga që kam zgjedhur unë, të dëgjoj shqiptarët dhe t’iu bëj një përfaqësim dinjitoz halleve të tyre. U takova me një përfaqësuese të godinës, që ishte qartësisht e urdhëruar nga dikush tjetër të më ndalonte.

Edhe aty ku kam shkuar gjatë tërmetit, përfaqësuesit e pushtetit diskriminonin familjet, pse kanë pranuar Lulzim Bashën, edhe kur isha aty për të carë ndonjë hall e për t’i ndihmuar sadopak. Ata iu bënin presion familjeve, e kemi me raste konkrete të dokumentuar. Kështu ka degjeneruar qeverisja. Shqiptarët i trajton si skllevër. Kjo nuk është një situatë që meritojnë shqiptarët. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë qenë pas ngjarjes së djeshme, së pari i them çdo shqiptari që askush s’do më pengojë për të dëgjuar hallet tuaja.

Bashkia ju akuzon për dhunë…
Po lëri ato, janë mashtrime të një mashtruesi patologjik. E patë vetë videon. Rruga që ka zgjedhur mashtruesi, ka mbaruar.
Është shoë mediatik. Autori i këtyre mashtrimeve është pseudo-kryebashkiaku i Tiranës dhe Edi Rama. Ne do vijojmë të dëgjojmë njerëzit, të prekim hallet e tyre dhe të mundohemi t’iu japim zgjidhje. Nëse vazhdojmë kështu si jemi deri sot, kriza do rëndohet keq e më keq. Nuk ka asnjë shpresë, që gjërat të bëhen mirë krejt papritur. Unë po përpiqem të sjell një model të ri, të të dëgjuarit të njerëzve.

Detyra jonë e parë është të jemi me njerëzit. I them çdo shqiptari, që pajtohet apo jo me mua, unë do bëj gjithçka që t’i dëgjoj. Ndërsa, këtyre që bëjnë skena të tilla, jo asaj zonjës së shkretë në fjalë, që ishte terrorizuar, iu them t’i vënë gishtin kokës dhe çdo punonjësi të ligjit, nga policët te nëpunësit, të çlirohen nga frika, se çdo intimidim apo kërcënim për t’i përdorur, do të ketë përgjigje më të merituar me ardhjen e PD në pushtet. Terrorizuesit e punonjësve do të mbajnë përgjegjësi, asgjë nuk do të harrohet dhe as do të falet./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Tërmeti/ Shqipëria nesër në zi kombëtare në nderim të viktimave

Tërmeti/ Gjykata liron dy ish-kryekomunarët dhe disa zyrtarë (Emrat)

Makina përplas për vdekje një person në autostradën Tiranë–Durrës

Makina përplas për vdekje një person në autostradën Tiranë–Durrës

Moti i keq/ Anulohen lundrimet e trageteve nga Durrësi në Bari

Moti i keq/ Anulohen lundrimet e trageteve nga Durrësi në Bari
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}