Aktualitet

Incidenti me ashensorin në QSUT, nën hetim tekniku dhe administratori i firmës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:37 - 16/05/22 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka informuar se janë proceduar në gjendje të lirë dy persona për incidentin e ndodhur sot në QSUT në ashensor.

Mësohet se policia procedoi penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

– E. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë teknik ashensori;

– A. S., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës së ashensorëve.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti, shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor dhe si pasojë janë dëmtuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

Pas