Është gjetur nga operacionet e kërkim-shpëtimit, Ndoc Mulaj, një nga alpinistët që ra në humnerë pasditen e sotme, rrugës për në Malin e Munellës.
Mësohet se gjendja e 60-vjeçarit është e rëndë. Më parë, është bërë e mundur gjetja e Ilir Shytit, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.
Së bashku me alpinistët ndodhej gazetari Alfred Lela, i cili ndodhej në këtë zonë për një reportazh./Opinion.al