Kryesore

Humb jetën njëri nga aplinistët, policia: Po punojmë për nxjerrjen e trupit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:17 - 30/12/21 |
Opi Nion

Specialisti i turizmit Ndoc Mulaj, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur në malin e Munellës në zonën e Pukës, ku ndodhej në një ekspeditë.

Si pasojë e rrëshkitjes në një terren të vështirë nga dëbora, 60-vjeçari që fillimisht rezultonte i zhdukur është gjetur pas disa orësh kërkime, ndërsa nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve që kishte marr kryesisht në pjesën e kokës. Bashkë me të pjesë e ekspeditës ishte edhe gazetari Alfred Lela, Ilir Shyti inxhinier pyjesh, operatori Gisel Dollani, Dorien Malaj.

Njoftimi nga policia

Në vijim të informacionit të dhënë ku dy alpinistë  duke eksploruar në Malin e Munellës  kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë ku njëri prej tyre shtetasi I. Sh u gjet gjatë kërkimeve dhe u transportua në spital ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjestarë të shoqatës së alpinistëve Pukë  dhe banorë të zonës kanë vijuar kërkimet në kushte klimaterike të vështira dhe terren të thepisur.

Pas disa  orë kërkimesh është gjetur i pajetë shtetasi N. M dhe po vijon puna për nxjerrjen e trupit.

 

 

Pas