Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit/ Boçi publikon pamjet: Mal plehrash që mbjell vdekjen



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:16 - 21/10/22 |
Opi Nion

Nënkryetari i partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar këtë të premtë pamje nga Inceneratori i Elbasanit, ku shfaqet një mal plehrash që sipas tij mbjell vdekjen.

Teksa thotë se është thjesht një fantazmë, Boçi thekson se kjo vepër iu ka kushtuar shqiptarëve më shumë se 20 milionë euro.

Më tej deputeti thotë se në një vend normal kryeministri do të ishte në burg për këtë aferë gjigande.

“Mirësëvjen në malin tënd të korrupsionit!

Qytetarët e Elbasanit duhet ta presin Edi Ramën në inceneratorin fantazmë që i dha qytetit me bujë dhe që sot ka prodhuar një mal plehrash që mbjellin vdekjen.

Deputetët socialistët duhet të jenë në krah të tij, në gropën e korrupsionit që i mori taksave të qytetarëve më shumë se 20 milionë euro!

Një kryeministër në një vend normal do të duhej të ishte në burg për këtë aferë gjigande, por kur kjo nuk ndodh, minimalisht Edi Rama duhet ti qëndrojë larg Elbasanit!

Pamjet tronditëse janë ajo çfarë ka ngelur në gropën e korrupsionit të plehrave të Elbasanit”, shkruan Boçi.

Pas