Aktualitet

Inceneratorët/ Veliaj-Kryemadhit: Ajo e di më mirë, kanë qenë ministra të LSI-së



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:12 - 05/07/22 |
Opi Nion
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur akuzave të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, për aferën e inceneratorëve.

Në një intervistë për news 24, Veliaj tha se nuk ka interes për deklaratat e bëra nga kryetarja e LSI-së, pasi sipas tij bëhet fjalë për një aferë ku janë implikuar ministra të LSI-së.

Më tej ai u shpreh se akuzat e Kryemadhit janë muhabete brenda familjes së tyre, ndaj dhe duhet t’i zgjidhë me burrin e vet.

 “Ka kohë që nuk e dëgjoj Kryemadhin, që kur e çoi shkollën “Sami Frashëri” në Paskuqan. Sa herë vajton raste të tilla, më ngjan si njeriu që vajton, se  nuk ishte pjesë e plaçkës. Po ajo duhet ta dijë më mirë kanë qenë ministra të LSI që i ka caktuar ajo zonjë me burrin e vet, kështu që sa kohë janë muhabetet brenda familjes së tyre për mënyrën si kanë konceptuar e si nuk kanë mbajtur hesapet me njëri tjetrin për mua përbën zero interes publik”-tha Veliaj.

Kryemadhi prej dy ditësh ka nxjerrë fakte të reja lidhur me inceneratorët, të cilat sipas saj, dëshmojnë vjedhjen në buxhetin e shtetit.

 

Pas