Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratorët, Tabaku: Marrin pagesa nga fondet publike

2022/02/14 at 6:17 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Inceneratorët, Tabaku: Marrin pagesa nga fondet publike

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se inceneratorët janë përdorur për pastrimin e parave në vendin tonë.


Tabaku shprehet për mediat se mbrojtja përfaqësuesit e PS që i ka bërë kompanisë është jo vetëm shkelje etike e morale por një vepër penale.

Kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët thekson se shkeljet ligjore janë të rënda dhe se paratë e buxhetit të shtetit janë shpërdoruar.

DEKLARATË E KRYETARES SË KOMISIONIT HETIMOR PËR INCENERATORËT, JORIDA TABAKU, NGA KRYESIA E KUVENDIT

Proçedura e kontratës, është i gjithi korruptiv, është i gjithi në shkelje të ligjit dhe ashtu siç administratorja na e provoi, kompania nuk ka pasur asnjë penalitet megjithësen ka shkelur ligjin për zbatimin e kontratës.

Elementi i dytë që arritëm të kuptojmë sot nga intervistat, ishte që, si në rastin e Fierit, ashtu edhe në rastrin e Tiranës, keqpërdorimi dhe vjedhja me fondet e buxhetit të shtetit.

Në rastin e Tiranës, ne kemi mbi 1 milionë e 300 mijë euro shpenzime për sponsorizime shkollash, kontrata konsulence të cilët kanë paguar individë pedagogë për të shkruajtur shkrime pozitive për inceneratorin.

Në mes të vitit të pandemisë ne kemi një total prej shpenzimi udhëtimi rreth 850 mijë euro, kemi shpenzime marketingu 450 mijë euro, reklama për media 450 mijë euro, por ajo që është më e rëdnësishmja është që kuptuam sot nga inceneratori i Tiranës janë skema piramidale e ngritur dhe pagesat e kompanive të cilat zotërohen po nga Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Klodian Mërtiri.

Kompani nënkontraktuese për auditin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës zotëohet nga Stela Gugallja.

Kompani konsulence dhe kryerje punimesh për Inceneratorin e Tiranës zotërohet nga z. Klodian Zoto.

Kompani konsulence për Inceneratorin e Tiranës zotërohet nga z Mirel Klodian Mërtiri. Të tre kompani të cilët marrin nënkontraktorë dhe marrin fonde publike nga kjo kontratë publike.

Zonja shumë pyetjeve e kishte të pamundur t’i përgjigjej por ajo që më çuditi është avokatia politike e kolegëve të PS-së.

Unë i mirëkuptoj kur ata mbrojnë kolegët e tyre, edhe kur mbrojnë ministrat, edhe kur mbrojnë kryeministrin, por të mbrosh një kompani e cila sot është provuar që ka kryer vepër penale, për mua është jo vetëm joetike dhe jomorale, por është në shkelje të ligjit dhe kushdo që e bën këtë sigurisht që i del në krah korrupsionit.

Ndërkohë që përsa i përket kompanisë së Inceneratorit të Fierit sic e dëgjuat nga administratori i cili merret një pagë jashtëzakonisht të lartë kompania e z. Klodian Zoto, e përfshirë vetë në procedurën e tenderit. Një punonjëse e tij kishte krijuar një kompani që kishte aplikuar për procedurën e tenderit. Më pas i kishte blerë Klodian Zoto kuotat asaj.
Kemi një kompani fiktive, që merr pjesë në garë fiktive nga punonjës të z.Klodian Zoto. Një zbatim të keq të kontratës, në shkelje të kontratës dhe asnjë penalitet për zbatimin e kësaj kontrate.

Janë marrë 28 mln euro. Janë vendosur 0 euro gjoba. Zero euro penalitete. Ndërkohë që inceneratori akoma nuk e ka filluar punën e tij.

Në të dy rastet, në inceneratorin e Fierit dhe në inceneratorin e Tiranës ne i kemi të dyja kompanitë sot, të dyja kompani me të ardhurat më të larta se në të gjitha kompanitë e tjera. Kompani me të ardhura më të larta është koncesioni i aeroportit të Rinasit, më pas e dyta është një bankë private, e treta dhe e katërta është inceneratori i Tiranës dhe i Fieritt.
Çfarë ndodh atje që ka një normë kaq të lartë fitimi?

Si ka mundësi që me fonde publike monopol kompania të ketë një normë kaq të lartë fitimi?
Si ka mundësi që një skemë piramidale, me pagesa jo vetëm për kompani fiktive, siç e provuam sot në komision, por edhe në kompensimin e TVSH-së, në xhirim të faturave fallso ?
Dhe së treti, me kompani që zotërohen po nga Klodi Zoto, Gugallja dhe Mertiri janë marrë pagesa nga fondet publike.

Sot shkeljet e evidentuara në komision janë jashtëzakonisht të rënda.

Sot bëhet fjalë jo vetëm për një procedurë korruptive në konceptim të saj, por sot bëhet fjalë për një skemë të pastrimit të parave dhe të pagesave që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërore.



Ju sugjerojmë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
Bota

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

15 Korrik, 2026 5:32 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Para
Vrasja në Shkodër, si nisi gjakmarrja mes dy fiseve

Vrasja në Shkodër, si nisi gjakmarrja mes dy fiseve

UEFA: 10 mijë bileta falas në finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA: 10 mijë bileta falas në finalen e Ligës së Kampionëve

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
















TE FUNDIT

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
15 Korrik, 2026

Partia Demokratike mbledh pasditen e sotme, në orën 18:00, Këshillin Kombëtar, ku në rend dite është zgjedhja e ekipit në...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
15 Korrik, 2026

Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 73,246 që nga 7 tetori 2023, sipas agjencisë palestineze...

Lexo më shumë

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
15 Korrik, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}