Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka vijuar denoncimet në lidhje me aferën e Inceneratorëve. Në një konferencë për shtyp, Kryemadhi ka publikuar materialin që ia ka dorëzuar SPAK.
Teksa thotë se do të vazhdojë me këmbëngulje për të vijuar hetimet, ajo thekson se materialin e dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme e ka shpërndarë në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare.
“Aq më shumë varfërohen qytetarët e Tiranë dhe të Shqipërisë. Disa ditë më parë, javën e kaluar kam dorëzuar në SPAK materiale të tjera sqaruese, duke plotësuar dosjen e inceneratorin e Tiranës. Edhe pse në këto muaj të nxehtë mund të jetë e vështirë për të punuar, vazhdoj me këmbëngulje për të vijuar hetimet. Sot do ju bëj me dije materialin që ia kam dorëzuar SPAK. Ia kam lehtësuar punën. E kam shpërndarë dhe në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare.”, tha Kryemadhi.