-Kulturë

Ilir Meta për vdekjen e Gjergj Xhuvanit: Humbje e madhe për artin shqiptar


               Publikuar në : 16:04 - 14/08/19 |
xhu lia

Ditën e sotme u nda nga jetë në moshën 56-vjeçare regjisori i mirënjohur shqiptar Gjergj Xhuvani. Përmes një postimi në rrjete sociale, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur hidhërimin për ndarjen nga jeta të artistit të njohur.

Gjithashtu Meta ka  shprehur ngushëllimet familjes për humbjen e regjisorit Xhuvani.

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit!
Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.
I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre!

Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë.
I përjetshëm kujtimi i Tij!

Pas