Aktualitet

Ilda Bejleri përfshihet në aksident, i sekuestrohet makina. Dy akuzat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:07 - 13/02/20 |
Geljano Fataj

Moderatorja televizive Ilda Bejleri një ditë më parë është përfshirë në një aksident me makinë. Sipas policisë së Tiranës, aksidenti ka ndodhur mesditën e djeshme në Bulevardin “Gjergj Fishta”. E plagosur ka mbetur një 63-vjeçare me inicialet E.Gj.

Sipas njoftimit zyrtar, moderatorja gjatë orëve të mbrëmjes të së mërkurës është shoqëruar në polici dhe është marrë në pyetje.

Policia Rrugore e Tiranës, krahas veprimeve të tjera hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave, në funksion të dokumentimit të plotë të aksidentit rrugor, si pasojë e të cilit ka mbetur e dëmtuar këmbësorja E. GJ., ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases I. B., me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike”, njofton policia.

Materialet thotë policia i janë dërguar prokurorisë, ndërsa mbi 33-vjeçaren Ilda Bejleri rëndojnë dy akuza: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./ Opinion.al

Pas