Aktualitet

ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit që liroi Gert “Gjenerali” Gjinarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:30 - 02/10/20 |
Al Do

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkesën për shkarkimin e gjyqtarit Markeljan Kuqo.

Gjyqtari i Korçës në fillim të shkurtit të 2019-s ka urdhëruar lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Gert Gjinari, i njohur si Gert Gjenerali, i shpallur fajtor në një vrasje të kryer në vitin 1997.

Ishte ministrja e Drejtësisë ajo që kërkoi hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Kuqo pas këtij vendimi.

Nga hetimi i kryer nga ILD-ja rezulton se Kuqo ka kryer veprime e mosveprime me dashje, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhë të vazhdueshme.

Natyra dhe rrethanat e shkeljes disiplinore të gjyqtarit M.K. kanë prodhuar mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal. Pasojat e shkeljes disiplinore kanë sjellë lirimin e një të dënuari, që përbën rrezik për komunitetin dhe shoqërinë, e në kundërshtim më parashikimet legjislacionit material dhe procedural penal. Pasojat e shkeljes disiplinore kanë shkaktuar cënimin e imazhit të sistemit gjyqësor dhe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë. Sjellja e papërshtatshme e magjistratit mbart rrezikun e krijimit të një precedenti për t’u ndjekur edhe nga magjistratë të tjerë, duke krijuar terren për sjellje të papërshtatshme dhe në raste të tjera të ngjashme”, thuhet në arsyetimin e ILD-së. /Opinion.al

Pas