Është identifikuar shqiptari i cili u ekzekutua me 8 plumba gjatë orëve të mbrëmjes në Bruksel.
Mësohet se viktima e atentatit është identifikuar si Ardit Spahiu nga Elbasani. Spahiu u vra me 8 plumba në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend.
Sipas informacioneve, 38-vjeçari, ka qenë i arrestuar në 2010-ën për vrasjen e një 52-vjeçari në Elbasan, Gëzim Alikajt.
Bëhet me dije se Ardit Spahiu është kunati i Erjon Alibej. Ky i fundit është arrestuar si urdhëruesi i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj në Elbasan. / Opinion.al