Bota

Vrasja e shkencëtarit, Rohan akuzon SHBA dhe Izraelin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:11 - 28/11/20 |
Opi Nion

Presidenti iranian, Hassan Rohan ka reaguar në lidhje me vrasjen e shkencëtarit Mohsen Fakhrizadeh.

Rohan është shprehur se Izraeli ka vepruar si “mercenar” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me vrasjen e shkencëtari Mohsen Fakhrizadeh.

“Edhe një herë, duart e liga të arrogancës globale, me regjimin uzurpatorzionist si mercenar, u njollosën me gjakun e një djali të këtij kombi”, ka thënë Presidenti iranian në faqen e tij zyrtare ditën e sotme.

Kujtojmë që shkencëtari i njohur si ‘babai i bombës iraniane’ është vrarë më 27 nëntor në një sulm me armë afër Teheranit.  Një sulm ky i cili nxit përshkallëzimin e tensioneve mes Iranit dhe Izraletit.

Ndërkohë që ditën e djeshme nëpërmjet një reagimi në ‘Twittet’, Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif,  ka akuzuar Izraelin si të përfshirë në sulm. Ai i ka bërë gjithashtu thirrje Bashkimit Evropian “që t’iu japë fund standardeve të turpshme të dyfishta dhe të dënojë këtë akt të terrorizimit shtetëror”. Lidhur me këtë ngjarje Izraeli ende nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar.

Pas